LAJMI I FUNDIT:

Fundjavë derbish në Evropë, na presin katër super-ndeshje

Fundjavë derbish në Evropë, na presin katër super-ndeshje

Ky vikend (shtunë dhe diel) do të sjellë katër ndeshje të mëdha në ligat kryesore evropiane të futbollit.

Është Liga Premier ajo e cila do të tërheqë interesimin më të madh gjatë këtyre ditëve, pasi të dielën do kemi dy derbi të mëdhenj.

Chelsea – Manchester United është përballja më e pritur e këtij vikendi, ku dy nga skuadrat më të mira angleze do të luftojnë në “Stamford Bridge” për të mbetur në garë për titull, përcjell KP.


Chelsea – Man Utd, gjithmonë është një derbi

Ndeshja tjetër derbi nga Anglia, do të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Arsenalit, e cila do të luhet në “Etihad Stadium”, ndërsa Tottenham e pret Crystal Palacen, dhe Liverpooli udhëton te West Hami.

Super-derbi gjerman do të luhet të shtunën, ku Borussia  Dortmund e pret Bayern Munichun në “Signal Iduna Park”, në derbin më të madh të Bundesligas.

Bundesliga jeton për këtë ndeshje (Getty Images)

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Barcelonës dhe Sevillës në La Liga, ku vendasit synojnë të ruajnë vendin e parë përballë ekipit të papërshtatshëm të mysafirëve.

Në anën tjetër, Real Madrid e pret Las Palmasin në “Santiago Bernabeu”, Atletico Madrid udhëton te Deportivo La Coruna, ndërsa Valencia e pret Leganesin.

Interesant do të jetë edhe në La Liga (Getty Images)

Vikendi në Serie A nuk do të sjellë ndonjë derbi, por disa ndeshje pritet të jenë mjaft interesante, Juventusi e pret ekipin me të gjitha humbje Beneventon, Napoli është mysafir i Chievos, Interi e pret Torinon, Roma udhëton te Fiorentina, Milani te Sassuolo, kurse Lazio luan në shtëpi ndaj Udineses.

PSG udhëton te Angers në xhiron e 12-të të Ligue 1, ndërsa Monaco e pret Guingamp-in në shtëpi.