LAJMI I FUNDIT:

BDI kërkon hetim ndërkombëtar për gjykimin e ”Grupit të Kumanovës”

BDI kërkon hetim ndërkombëtar për gjykimin e ”Grupit të Kumanovës”

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me deklaratë për gjykimin e ”Grupit të Kumanovës” ku thotë se për këtë rast duhet hetim ndërkombëtar, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në qëndrimin e vet për përfshirje të ekspertëve ndërkombëtar në një hetim gjithëpërfshirës për zbardhjen e të gjitha paqartësive të ndërlidhura me rastin e Kumanovës.”

”Procesi i gjykimit dhe dëshmitë e protagonistëve nxorrën në sipërfaqe dilemat rreth organizatorëve dhe motiveve të këtij rasti të rëndë, prandaj qytetarët kanë nevojë ta kuptojnë të vërtetën e plotë.”


”Pjesë të dëshmive si dhe materialeve me të cilat qytetarët kishin mundësi të njoftohen nëpërmjet të mediave aludojnë në përfshirjen e dyshuar edhe të përfaqësuesve zyrtar të institucioneve më të larta të shtetit në komunikim me protagonistët e ngjarjes.”

”Prandaj, ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe autoritetit e sundimit të së drejtës që të përfshijnë ekspert ndërkombëtar në hetimin e rastit si dhe të vendosin komunikim dhe bashkëpunim edhe me autoritetit e Kosovës dhe Shqipërisë në shkëmbimin e informacioneve drejt zbardhjes së tërësishme” thuhet në kumtesën e BDI-së.

Përndryshe, shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg. /Telegrafi/

”Grupi i Kumanovës” 746 vjet burg dhe 7 dënime me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Lexo po ashtu ”Grupi i Kumanovës” 746 vjet burg dhe 7 dënime me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Kalo në kategori