LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Ne nuk kemi informata që Surinami e ka tërhequr njohjen

Pacolli: Ne nuk kemi informata që Surinami e ka tërhequr njohjen

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se deri tani nuk kanë marrë asgjë zyrtare nga përfaqësitë diplomatike lidhur me tërheqjen e njohje nga Surinami, megjithëse nuk ka përjashtuar një mundësi të tillë.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli në një prononcim për Telegrafin.

“Deri sot ne nuk kemi asnjë shenjë se ky shtet ka tërhequr njohjen, çka është shumë e mundur por ne dhe përfaqësitë tona diplomatike nuk kanë marrë asgjë”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.


Ndryshe, ditë më parë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në një konferencë për media ka thënë se shteti i Surinamit ka tërheqë njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Por, ekspertët e së drejtës ndërkombëtare kanë thënë se njohja ndërkombëtare nuk mund të tërhiqet, por me propagandë të tillë Serbia do të mundë të ndikojë negativisht në sigurimin e njohjeve tjera për shtetin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori