LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbimi i mesazheve dhe fotove seksi mes tinejxherëve: Çfarë duhet të dinë prindërit (Foto)

Shkëmbimi i mesazheve dhe fotove seksi mes tinejxherëve: Çfarë duhet të dinë prindërit (Foto)

Ditëve të sotme, thuajse çdo tinejxher ka qasje në botën e internetit – qoftë përmes telefonave të mençur, tabletëve apo laptopëve.

Pra, avancimi i teknologjisë e ka bërë shumë të lehtë për tinejxherët krijimin dhe shpërndarjen e fotografive dhe videove personale, pa e ditur fare prindërit, transmeton Telegrafi.


Shumicën e kohës, kjo nuk është fare problem. Duke ndarë diçka me një shok/shoqe, vetëm sa do ta keni një kujtim për ta shijuar gjithmonë.

Por, çfarë nëse shkëmbimet e tilla të mesazheve, fotove dhe videove fillojnë të bëhen shumë personale? Atëherë, prindër, keni kujdes sepse fëmijës tuaj mund t’i dëmtohet reputacioni!

Edhe nëse fotoja, video apo mesazhi që e ka dërguar fëmija juaj është dashur t’i shkojë vetëm një personi, posa të jetë dërguar apo postuar, ajo është krejtësisht jashtë kontrollit të fëmijës.

Ajo foto mund të shihet nga shumë njerëz dhe mund të bëhet e pamundur për ta fshirë nga interneti.

Çfarëdo lloj foto, videoje apo mesazhi që e shfaqë dikë duke thënë apo duke bërë diçka mund të jetë turpëruese apo ofenduese, dhe mund t’ia dëmtojë reputacionin çdo njeriu.

Kjo është në veçanti e vërtetë nëse ajo foto, video apo mesazh ka përmbajtje seksuale.

Shumë vajza shkëmbejnë foto seksi si shaka, si mënyrë për të marrë vëmendje, apo thjesht nga presioni që e ndiejnë nga djemtë.

Por për disa, kjo është sjellje normale dhe shërben si mënyrë për të flirtuar, për t’u bërë i/e njohur apo për t’u dukur ‘cool’.

Shkëmbimet e tilla mes tinejxherëve janë tejet të shpeshta, ku studimet kanë zbuluar se 1 nga 5 tinejxherë kanë pranuar se kanë dërguar apo pranuar fotografi seksi.

Tinejxherët duhet ta kuptojnë se dërgimi i fotove, mesazheve dhe videove të tilla përmes internetit nuk është asnjëherë gjë e sigurt apo anonime. Brenda pak sekondave një foto të tillë mund ta sheh krejt bota!

Prandaj, duke marrë parasysh rrezikun që e sjell shkëmbimi i tillë në reputacionin e fëmijëve, prindërit duhet ta kenë prioritet t’i mësojnë fëmijët se si të kenë kujdes me veprimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori