LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Dy anëtarë të qeverisë janë nën hetime për korrupsion

Zaev: Dy anëtarë të qeverisë janë nën hetime për korrupsion

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në samitin “Maqedonia 2025” tha se dy anëtarë të qeverisë që ai e drejton janë nën hetim për korrupsion. Ai tha se hetimet kanë filluar mbi bazë të paraqitjeve nga qytetarët.

Zaev tha se aktivisht do të luftojnë kundër korrupsionit dhe se kjo çështje është shumë me rëndësi në drejtim të tërheqjes së investimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tanimë për dy muaj, po hetohen, detaje tjera nuk mund të jap. Prioriteti jonë është që në Maqedoni të mos paraqiten gabimet e së kaluarës, para se gjithash korrupsioni. Ligji duhet të vlejë për të gjithë dhe vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohen investime të reja”, tha Zaev, në panel diskutimin me temë “Ç’farë mësuam dhe si t’i tërheqim intestimet” në samitin “Maqedonia 2025”./Telegrafi/