LAJMI I FUNDIT:

Puigdemont: Nuk kam ardhur në Bruksel për të kërkuar azil politik

Puigdemont: Nuk kam ardhur në Bruksel për të kërkuar azil politik

“Nuk jam këtu për të kërkuar azil politik deklaroi nga Brukseli presidenti i shkarkuar katalanas Carles Puigdemont nga Brukseli.

Kjo ishte shfaqja e parë në publik e Puigdemont që kur Prokurori i Përgjithshëm spanjoll formuloi akuzat ndaj tij dhe organizatorëve të tjerë të kryqezatës katalanase për Pavarësi.

Avokati i Carles Puigdemont konfirmoi raportet e një dite më parë në media se presidenti i shkarkuar i Katalonjës ndodhet në Bruksel.


Por Paul Bekaert këmbëngul se Puigdemont nuk po fshihet. Ai ka çdo të drejtë të jetë këtu, deklaroi juristit belg duke shtuar se kundër liderit katalanas nuk është ngritur ende ndonjë akuzë.

I pyetur nëse Puigdemont planifikon të kërkojë, ashtu siç përflitet, azil politik në Belgjikë, avokati u përgjigj: Po i mbajmë hapur të gjitha mundësitë. Për momentin, nuk është vendosur asgjë.

Prokurori i përgjithshëm i Spanjës kërkoi të hënën që ndaj presidentit të përmbysur dhe organizatorëve të tjerë të referendumit të Katalonjës të ngrihen akuza për rebelim, ndarje dhe shpërdorim të fondeve publike, dhe dënimi më i ulët që mund të merret për to është 6 vjet burg.

Ministri belg i emigracionit Theo Francken, deklaroi gjatë fundjavës se një aplikim për azil nga ana e Puigdemont nuk ishte dhe aq i pagjasë, por kryeministri Charles Michel u shpreh pas tij se një veprim i tillë nuk ishte “aspak në axhendën e qeverisë belge”.

Francken, anëtar i Partisë Separatiste “Aleanca e Re Flamande” u shpreh se ministrat katalanas mund të aplikojnë për azil në Belgjikë e shtoi se e dyshonte seriozisht që Puigdemontit dhe të tjerëve do t’i rezervohej një proces i drejtë gjyqësor në Spanjë. Mediat spanjolle thonë se Puigdemont është takuar në Bruksel me politikanë flamandë dhe se ai shoqërohej në këto bisedime nga 5 prej ministrave të shkarkuar të qeverisë së tij.

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia

Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori