Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kritikuar ashpër Shpend Ahmetin për qeverisjen në Prishtinë, duke thënë se katër vite trumbetuan për 70 dosje të dërguara në Prokurori të shtetit kundër qeverisjes së tij në Prishtinë.
Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se, në ato dosje nuk është vërtetuar përgjegjësia ime
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Propaganda definohet si informatë joobjektive, e cila përdoret para së gjithash për të influencuar një audiencë, për të shtyrë përpara një agjendë të caktuar, shpesh përmes prezantimit selektiv të fakteve dhe përmes gjuhës e cila zgjon emocione dhe jo sjellje racionale për informatën e prezantuar. Propaganda, pra, asocon me qasje manipulative.
Këtë më së miri e ka vërtetuar Revolucioni Bolshevik në Rusi e nazizmi në Gjermani.
Shfrytëzimi i një makine Audi Q 7 nga Vetëvendosje për të bërë propagandë katër vjet rresht, dhe mbajtja e asaj makine në ballinat e mediave kosovare, ‘u shti, s’u shit; ankandi i parë, i dytë, i trete …, u shit më lirë sesa që është blerë…’ , është fenomen i ri në propagandën postbolshevike.
Katër vite trumbetuan për 70 dosje të dërguara në Prokurori të shtetit kundër qeverisjes së Isa Mustafës. Rezultoi, sipas Prokurorisë, se në ato dosje nuk është vërtetuar përgjegjësia ime. Por propaganda e bëri të veten.
Makina Audi Q7 është një nga qindra makina të kategorisë së tillë ( Toyota, BMW, Mercedes….) që përdoren nga zyrtarë të lartë e të ulët në të gjitha institucionet e Kosovës, në agjensione dhe organizata të pavarura. Makina është një mjet pune, jo luksi. Blerja e asaj makine rezultoi nga nevoja që qitet jashtë përdorimi makina tjetër Taureg VW, gati e të njëjtës kategori, por që shpenzonte rreth 35 litra benzinë në 100 km.
Nuk besoj se Kryetari i ri i Prishtinës, Arban Abrashi do të merret me sajime të dosjeve dhe me propagandë. Me udhëtimet me jahte të Shpend Ahmetit, fluturimet e tij me aeroplan privat, të bizneseve që operojnë edhe në Prishtinë, për të përcjellë ndeshjet jashtë vendit; me dhënien në shfrytëzim të pronave të komunës në procedurë jo konkurruese (për çfarë një kryetar tjetër i një komune po sillet vërdallë qe 8 vite nëpër gjyqe). Se a janë, ashtu siç flitet, punësimet e rreth 500 militantëve me kontratë mbi veprën, korrupsion apo jo; se si është bërë shlyerja e borxheve të komunës për mallra dhe shërbime përmes përmbaruesve, dhe pse ka ndodhur kjo; se a është e drejtë që të sillen militantët partiak nga krejt Kosova e të punësohen në shkollat e Prishtinës, duke anashkaluar qytetarët e kësaj komune, e shumë e shumë të tjera.
Mendoj se këto janë çështje të institucioneve përgjegjëse, hetuesisë, prokurorisë, gjyqësisë, por edhe të mediave dhe shoqërisë civile.
Arban Abrashi është përcaktuar të realizojë projekte zhvillimore duke e respektuar ligjin. Ai, sigurisht, do të ndërpresë të gjitha procedurat joligjore në komunë, të cilat janë mbuluar me propagandë.
Me Arban Abrashin, qytetarët do të lirohen nga propaganda, por do të fitojnë në zhvillim të Prishtinës dhe në zgjidhjen e shumë kërkesave dhe problemeve të tyre” (sic). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A