LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Nesër nis jetë e re, fillon realizimi i projekteve

Kasami: Nesër nis jetë e re, fillon realizimi i projekteve

“Urojmë që kjo ditë të jetë ditë gëzimi për të gjithë tetovarët dhe qytetarët e Maqedonisë, që nga nesër të nisë një jetë e re dhe të filloj realizimi i projekteve”, ka deklaruar Bilall Kasami nga Lëvizja Besa pasi shfrytëzoi të drejtën e votës.

Kasami mes tjerash tha se ka parregullsi ku disa persona janë prezantuar si punonjës të policisë, duke ja marrë letërnjoftimin aktivistëve të Besës dhe ky rast është denoncuar në polici dhe kërkohet zbardhja e këtij rasti.

Lëvizja Besa në rrethin e dytë ka bashkuar forcat me Aleancën për Shqiptarët, ndërkaq Teuta Arifi nga BDI ka mbështetjen e partisë maqedonase LSDM./Telegrafi/