LAJMI I FUNDIT:

KEK-u shkatërron shëndetin e banorëve të Obiliqit: Këtë vit shënohen 12 mijë raste të fëmijëve të sëmurë

KEK-u shkatërron shëndetin e banorëve të Obiliqit: Këtë vit shënohen 12 mijë raste të fëmijëve të sëmurë

Në Qendrën kryesore të Mjekësisë familjare në Obiliq, gjatë vitit 2017, si pasojë e ajrit të ndotur, janë regjistruar 12 mijë raste të vizitave mjekësore – vetëm nga fëmijët. Ndërsa, 87 mijë është numri i përgjithshëm i rasteve që janë paraqitur në këtë Qendër brenda këtij viti për shkak të ndotjes në nivel të lartë që ka ajri nga termocentralet e KEK-ut.

Sipas mjekëve, pacientët po ballafaqohen me sëmundje të ndryshme, si kanceri i mushkërive, sëmundjet kronike dhe sëmundjet e organeve të frymëmarrjes.

Drejtori i QKMF-së, Haki Jashari, duke folur për Tribuna Channel ka thënë se në krahasim me vitet e kaluara, viti 2017 ka pasur rritje të theksuar të pacienteve.


Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, ka thënë se sidomos në Termocentralin Kosova B, vlerat e ndotjes janë shumë të larta. Ai thotë se tejkalimi është enormë gjatë çdo muaji – deri në dhjetë fish.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Obiliqit, Arben Berisha, vlerëson se gjendja mjedisore në këtë komunë nuk është aspak e mirë, por shpreson se me implementimin e Ligjit për Obiliqin gjendja do përmirësohet dhe kjo komunë do ketë beneficione.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit, ka paraparë që në vitin e ardhshëm do të merren masa drastike, dhe që qymyri do të ndalohet fare për shfrytëzim. Por, deri atëherë banorët e kësaj ane do të ballafaqohen me probleme të ndryshme shëndetësore. /Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Lajme
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Kalo në kategori