Edhe pse është njëri prej boksierëve më të mirë në botë, Anthony Joshua jeton në shtëpi me nënën e tij, ndërkaq mediat britanike kanë hulumtuar për të dashurën e tij dhe numrin e fëmijëve.
Sonte (e shtunë), kampioni në kategorinë e peshave të rënda, IBF dhe WBA, do t’i mbrojë titujt në duelin kundër francezit me origjinë kamerunase, Carlos Takam, në Principality Stadium në Cardiff.
Meçi i tij i boksit ka bërë që e gjithë vëmendja mediatike këto ditë të përqendrohet te jeta dhe karriera e ‘AJ’.
Jeton me nënën
Milioneri 28-vjeçar ende jeton në një banesë me nënën e tij, përkundër suksesit të madh në karrierë dhe në aspektin financiar.
Sa i përket jetës personale, ai ka thënë se nuk ka shumë kohë për t’iu përkushtuar një femre dhe pret që të mos ketë një lidhje derisa ta përfundojë karrierën si boksier.
“Nëse njerëzit mund të udhëtojnë me mua për 10 apo 12 vitet e ardhshme, atëherë do ta vlerësoja, por nëse nuk mund ta parashikojnë të ardhmen, më mirë të zbresin nga varka, sepse nuk mund të ndalem për askënd tash për tash”.
“Kam folur me trajnerin tim, i cili ka punuar me Carl Froch që ka pasur karrierë 12-vjeçare. Një ditë merr fund dhe tash ai e ka gjithë kohën e botës që të mendojë për biznesin, familjen”, ka deklaruar boksieri për Evening Standard.
Lidhjet e dashurisë
Sa iu përket lidhjeve të dashurisë, në muajin maj është spekuluar se Joshua ishte në lidhje me modelen 21 vjeçare, Bella Hadid, me të cilën ishte njoftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të GQ. Mirëpo, romanca ndërmjet tyre thuhet të mos ketë zgjatur.
Ai njëherësh ka pasur një lidhje me ndarje dhe ribashkime që nga shkolla me valltaren Nicole Osborne, e cila është nëna e djalit të tij.
Numri i fëmijëve
Në vitin e kaluar u përhap lajmi se Joshua është baba i një fëmije me Nicole, i cili tash është dyvjeçar. Lajmi u bë publik pas fitores ndaj Charles Martin.
Emri i djalit të tij është Joseph Bayley Temiloluwa Prince Joshua dhe ka lindur më 6 tetor 2015.
Së fundmi, boksieri ka blerë një banesë në vlerë prej gjysmë milioni funtesh (565.430 euro) në Finchley në veri të Londrës, për ish-të dashurën dhe djalin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës