LAJMI I FUNDIT:

Bëhen kalkulimet e para se sa mund të fitojnë Joshua dhe Takam pas meçit

Bëhen kalkulimet e para se sa mund të fitojnë Joshua dhe Takam pas meçit

Ngjarja e ditës në botën e boksit është meçi mes Anthony Joshuas dhe Carlos Takam në Cardiff.

Britaniku do të mbrojë titujt IBF dhe WBA në pesha të rënda dhe normalisht që është favorit absolut në këtë përballje.

Kush është Carlos Takam? Gjithçka që duhet të dini për kundërshtarin e Joshuas (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kush është Carlos Takam? Gjithçka që duhet të dini për kundërshtarin e Joshuas (Foto/Video)

Pasi ai është njeriu i natës dhe fitimet më të mëdha do t’i takojnë atij pavarësisht se a është fitues apo jo.

Sipas Telegrafit britanik, fitimet e këtij takimi do të ndahen 90 me 10 për Joshuan. Ku ai pritet të fitojë 10 milionë funte (11.31 milionë euro), ndërsa Takam 750 mijë funte (848.140 euro).

Ndërsa Mirror tregohet pak më dorë shlirë, sipas tyre Joshua në këtë takim do të marrë 15 milionë funte (16.96 milionë euro), aq sa në takimin ndaj Wladimir Klitschkos.

Anthony Joshua dhe Carlos Takam u treguan miqësor me njëri-tjetrin në matjet zyrtare. Foto: Getty Images

Vlen të theksohet se Joshuas fillimisht i ishte caktuar si kundërshtar Kubran Pulev, i cili më pas është tërhequr për shkak të lëndimit. Ukrainasi pritej të fitonte nga ky takim katër milionë funte (4.5 milionë euro), më shumë se kishte bërë ndonjë herë në një natë, transmeton Telegrafi.

Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Joshua, është më keq sa që mendoni (Video)
Lexo po ashtu Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Joshua, është më keq sa që mendoni (Video)

Por, kjo shumë nuk pritet t’i jepet Takam, kjo pasi profili i tij është më i ultë se Pulev.

Vlen të theksohet se përfitimet financiare nuk ndalen me kaq për fituesin. Kjo pasi pas meçit atij gjithmonë i afrohen kompani të mëdha për reklama dhe marrëveshje të ndryshme.

Joshua – Takam, mësojeni se kur fillon meçi me kohën tonë lokale
Lexo po ashtu Joshua – Takam, mësojeni se kur fillon meçi me kohën tonë lokale

Pas triumfit me Klitschkon besohet se ai ka kapur një total fitimesh në përgjithësi prej 22 milionë dollarëve, duke u bërë kështu i pesti sportist britanik që fiton më së shumti. Para tij rrenditen vetëm Lewis Hamilton (180 milionë dollarë), Wayne Rooney (141 milionë dollarë), Sir Andy Murrayt (100 milionë dollarë) dhe Rory McIlroy (96 milionë dollarë).

Më e bukura është se Joshua është sportisti i pestë me më shumë fitime në Britani, ai ka një vilë në vlerë gjysmë milioni euro, por preferon të jetojë në një banesë me nënën e tij. /Telegrafi/

Anthony Joshua duke u stërvitur ku do të mbrojë dy titujt e tij. Foto: Getty Images

20 maj 2016: Fiziku i Carlos Takam. Foto: Getty Images

Njihuni edhe një herë me aftësitë e dy boksierëve:

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori