LAJMI I FUNDIT:

Kush është Carlos Takam? Gjithçka që duhet të dini për kundërshtarin e Joshuas (Foto/Video)

Kush është Carlos Takam? Gjithçka që duhet të dini për kundërshtarin e Joshuas (Foto/Video)
CARDIFF, WALES - OCTOBER 27: Carlos Takam of France pose for a photo during a weigh-in prior to tomorrow's world heavyweight title fight between Anthony Joshua and Carlos Takam at Motorpount Arena on October 27, 2017 in Cardiff Wales. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Anthony Joshua do të mbrojë titujt WBA dhe IBF ndaj Carlos Takam, kjo pasi kundërshtari i tij i parë Kurban Pulev u tërhoq për shkak të lëndimit. Por, kush është Takam?

Armand Carlos Netsing Takam, i njohur si Carlos Takam, është një boksier kamerunaso-francez, 36-vjeçar dhe ish-kampion i argjendtë në WBC.


Anthony Joshua dhe Carlos Takam u treguan miqësor me njëri-tjetrin në matjet zyrtare. Foto: Getty Images

Për dallim nga Pulev, Takam ka një stil krejt ndryshe. Preferon luftën ballore, agresive dhe ul ritmin teka i afrohet rundit final, por gjithmonë ka forcën të befasojë kundërshtarin.

Si amator përfaqësoi Kamerunin në peshat super të rënda në Lojërat Olimpike 2004.

Carlos Takam në stërvitjen publike ditë më para para përballjes me Anthony Joshuan. Foto: Getty Images

Si boksier profesional në 12 vite ka regjistruar një rekord prej 35 fitoreve (27 me nokaut), tri humbjeve dhe një barazim dhe ky do të jetë meçi i parë për titullin e botës në pesha të rënda.

Joshua – Takam, mësojeni se kur fillon meçi me kohën tonë lokale
Lexo po ashtu Joshua – Takam, mësojeni se kur fillon meçi me kohën tonë lokale

Ai është 1.87 centimetra i gjatë, që i bie 11 centimetra më i vogël se Joshua. Peshon 107 kilogram, shtatë më pak se Anthony, transmeton Telegrafi.

Në maj të vitit të kaluar, Takami humbi nga Joseph Parker (i cili aktualisht mban titullin WBO) pas vendimit me pikë, por ia doli të tregojë një paraqitje të mirë.

Gjithsesi, përballja me Joshuan i mund të jetë një rikthim i shpejtë në majat e boksit, kjo pasi për këtë luftë u vendos vetëm 12 ditë më parë.

Por, kjo nuk e ka zënë në befasi numrin tre në kategorinë IBF, pasi ai nuk ka ndalur asnjëherë stërvitjet.

Ai ka qëndruar në një kamp stërvitor për dy muaj, pasi si profesionist që është i ka marrë me seriozitet shanset se Pulev mund të lëndohej dhe atij t’i hapej rruga. Kjo është një tregues për vullnetin dhe dëshirën e madhe për të arritur në majat e boksit.

Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Joshua, është më keq sa që mendoni (Video)
Lexo po ashtu Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Joshua, është më keq sa që mendoni (Video)

Takam ka teknikën, goditjen e fuqishme dhe fizikun, pra në teori të gjitha për të befasuar Joshuan. “Kjo ndeshje do ma ndryshojë jetën sportive, jam i gatshëm të jap gjithçka”, këto fjalë nga boksieri afrikan mund të jenë një tregues i vogël, i një befasie të madhe.

Por, mos të harrojmë, gjithmonë me këmbë në tokë, presioni është mbi Takam dhe bastet mbi Joshuan. /Telegrafi/

20 maj 2016: Fiziku i Carlos Takam. Foto: Getty Images

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori