Fillimi i punës së Gjykatës Speciale dhe procedimi i aktakuzave eventuale, do të ndikojë edhe te buxheti i Republikës së Kosovës, thonë zyrtarë të Qeverisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në bazë të Ligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave, të cilët mund të jenë akuzuar nga Gjykata Speciale, personat kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësve të pavarur.
Ligji u garanton mbulimin e shpenzimeve për avokatë personave të akuzuar. Po ashtu, ai u siguron mbulimin e shpenzimeve edhe familjarëve të tyre gjatë vizitave që do t’u bëjnë këtyre personave, të cilët do të përballen me procese gjyqësore në Hagë.
Për mbulimin e këtyre shpenzimeve, Qeveria e Kosovës, sipas ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ndarë 1.5 milionë euro.
“Në momentin që ata shpallen të pafajshëm, ligji parasheh edhe kompensimin tyre, me një shumë të caktuar financiare, por tashmë nuk mund të flas se sa do të jetë dhe si do të jetë”, ka thënë ministri Tahiri për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkohë, edhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë se mbrojtja financiare dhe juridike, konsiderohet si masë obligative që shteti i Kosovës duhet t’u ofrojë këtyre personave.
Ehat Miftaraj, nga Instituti Demokratik i Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se të gjithë personave, të cilët mund të jenë objekt i këtyre proceseve, shteti i Kosovës duhet t’u ofrojë trajtim të barabartë, gjykim të drejtë dhe të paanshëm.
Ai ka sqaruar se në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara, përcaktohet që nëse këta persona mund të shpallen fajtorë dhe të dënohen me aktgjykim të formës së prerë, është e paraparë mundësia e konfiskimit të pasurisë së tyre dhe me këtë të bëhet dëmshpërblimi i viktimave të krimit.
Institucionet e Kosovës e kanë miratuar nisjen e punës së Gjykatës Speciale, e cila nga fillimi i këtij viti ka punuar në harmonizimin e rregullores së punës me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Së fundit, është komunikuar nga kjo Gjykatë se të gjitha rregulloret janë në harmoni me aktet ligjore të Kosovës dhe se pritet që në të ardhmen të procedohet me rastet e para.
Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000. Ajo do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës, ndonëse prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtarë.
Selia e kësaj Gjykate është në Hagë, ku Mbretëria e Holandës ka ratifikuar Marrëveshjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Qeveria e Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë do të sigurojë zbatimin e këtij ligji, deri në përfundim të zhvillimit të procedurave gjyqësore ndaj personave të akuzuar potencial pranë Dhomave të Specializuara. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Teuta Ramadani-Rasimi në "Rose", një histori suksesi, frymëzim për çdo grua
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze