LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, të gjitha zyrat e Avokatit të Popullit do të jenë të hapura

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, të gjitha zyrat e Avokatit të Popullit do të jenë të hapura

Të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit të dielën, në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale do të jenë të hapura për qytetarët, me qëllim që t’u ndihmohet në ralizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Zyrat në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe në Shtip do të jenë të hapura prej orës 07:00 deri në orën 19:00.

Përveç personalisht në zyra, qytetarët parregullsitë zgjedhore do të mund t’i paraqesin edhe në këto numra telefonike: zyra në Shkup: 02 3129-327 dhe 3129-367, Manastir: 047 242-310, Kërçovë: 045 228-586, Kumanovë: 031 431-488, Strumicë: 034 329-996, Tetovë: 044 344-082 dhe Shtip: 032 389-701.

“Avokati i Popullit edhe një herë e thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës së shprehjes së lirë së vullnetit të qytetarëve, si një nga të drejta fundamentale të njeriut, që kontribuon për krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për shoqëri të shëndoshë demokratike. Në këtë drejtim, Avokati i Popullit apelon deri te të gjithë, e posaçërisht deri te organet kompetente, në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tyre të kontribuojnë për zbatimin e zgjedhjeve, ku votimi do të zhvillohet lirshëm dhe papenguar, në pajtim me ligjin dhe në mënyrë konsekuente të respektohen të drejtat e njeriut”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit./Telegrafi/