LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo takon prindërit e djaloshit të vdekur meksikan, përlot të gjithë me gjestin e tij human (Video)  

Ronaldo takon prindërit e djaloshit të vdekur meksikan, përlot të gjithë me gjestin e tij human (Video)  

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë anën e tij të mirë, sa herë që i kërkohet dhe një gjë e tillë e ka bërë edhe sot (e enjte).

Nuk ka kaluar ende mirë një javë që sulmuesi portugez u shpall futbollisti më i mirë në botë nga FIFA.

Por, kjo gjë nuk po e ndalon Ronaldon të bëjë gjeste të madha humane dhe sot (e enjte) ka ndodhur një e tillë duke i bërë nderime një tifozi të ri që mbeti viktimë e tërmetit që goditi Mexico Cityn gjatë muajin e kaluar.


Fjala është për fëmijën Santiago Flores Mora, i cili ishte njëri prej 19 fëmijëve që u zhdukën nën rrënojat e shkollës fillore që u shemb në kryeqytetin e Meksikës.

Ronaldo gjatë takimit emocionues me familjen e fëmijës 7-vjeçar

Ky termet i frikshëm sizmik përveç Santiago ka lanë të vdekur plot 358 persona në total, përcjell Telegrafi.

Në shenj nderimi dhe respekti, Ronaldo ka ftuar familjarët e këtij tifozi të ndjerë në objektet e ‘Santiago Bernabeut’ për t’i takuar ata.

E gjitha kjo erdhi pasi nëna e tij kishte reaguar përmes një letre emocionuese në rrjetin social “Twitter”, disa ditë pas tragjedisë, pikërisht në ditën kur Santiago do të mbushte 7 vjet.

Në fjalën e nënës së Santiagos shkruante se djali i saj e kishte ëndërr të takonte një ditë idhullin e tij, Ronaldon, dhe portugezi në shenj respekti nderoi familjen e tij dhe takimi ishte shumë emocionues. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua

Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua

Premier League
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Kalo në kategori