LAJMI I FUNDIT:

Cate Blanchet e Demi Lovato shpërblehen në InStyle Awards (Video)

Cate Blanchet e Demi Lovato shpërblehen në InStyle Awards (Video)
CATE BLANCHETT at Cinderella Photocall at Berlinale Film Festival

Të vishesh bukur është një e drejtë. “InStyle Awards” mblodhi si përvit ikona të stilit, ndërsa çmimet e mëdha i rrëmbyen Cate Blanchett dhe Demi Lovato, për kontributin e dhënë modës në tapetin e kuq.

Blanchet kishte zgjedhur një fustan elegant me një prerje të thellë përpara në formë V-je, krijim i “Givenchy”. Fjalimi i saj iu drejtua drejtpërdrejt meshkujve që e dëgjonin.


“E gjithë kjo ka të bëjë me gratë që ndihen të lira të veshin çfarë të duan, atëherë kur duan ta veshin dhe mënyrën sesi zgjedhin ta bëjnë këtë. Të gjithave na pëlqen të dukemi joshëse, por kjo nuk do të thotë se po e ftojmë palën tjetër në intimitet”, tha Cate Blanchett, aktore.

E gjithë mbrëmja në fakt u kthye në një elozh ndaj fuqisë femërore, në sfondin e skandalit “Weinstein” që ka tronditur nga themelet parajsën e filmit.

Ndërkohë, Lovato u nderua me çmim për betejën e saj personale me çrregullimin bipolar, si dhe mbështetjen që i ka dhënë hapur personave të tjerë të prekur nga e njëjta sëmundje.

“Ndershmëria i ka dhënë formë jetës sime. Edhe pse disa herë ka qenë e dhimbshme, jam ndierë e dobët, kam pasur frikë, unë sërish e kam ditur sesa e rëndësishme ishte ta ndaja historinë time me të tjerët, me shpresën se do t’i frenoja në rrugën drejt rrëzimit”, tha Demi Lovato.

Të pranishme në këtë shfaqje ishin edhe emra të tjerë të famshëm, si Zendaya, Elle Fanning, Selena Gomez apo Kate Bosworth. Shumë nisën ta komentonin veshjen e guximshme të Fanning, por edhe aktorja e pranoi se, edhe për atë vet ishte paksa e çuditshme ajo përzgjedhje. Ajo tha se meritën për eksperimentimin me modën ia njeh të ëmës, e cila ia ka dhënë lirinë të luajë me veshjet e saj që në moshë të vogël. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Magazina
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Magazina
Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Magazina
Asgjë nuk është e rastësishme në

Asgjë nuk është e rastësishme në "Squid Game": Rrethi i ylberit kishte një kuptim metaforik në sezonin e dytë të serialit - skenografja zbulon se çfarë fshihet pas tij

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori