Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, me bashkëpunëtorë dhe ambasadorin e Kosovës në Vjenë Sami Ukelli, u takua me përfaqësues të Ministrisë së Punës Mirëqenies Sociale dhe Mbrojtje të Konsumatorit në Vjenë të Austrisë dhe Udhëheqësin e Qendrës Evropiane për hulumtim dhe politika të mirëqenies sociale. Me këtë rast ministri Reçica falënderoi përfaqësuesit për mikpritjen e ngrohtë dhe për gjithë ndihmën që ka dhënë shteti i Austrisë në zhvillimin dhe demokratizimin e shtetit të Kosovës.
Ministri Reçica e njoftoi përfaqësuesit e Ministrisë për situatën në Kosovë, planin qeverisës dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës. Ai u përqendrua në situatën sociale të qytetarëve të Kosovës dhe masat të cilat është duke i ndërmarrë qeveria e Kosovës për të përmirësuar mirëqenies sociale të tyre.
Ministria ka hartuar strategjinë sektoriale dhe planin e veprimit, si dhe planin e veprimit për të rinjtë në fushën e punësimit dhe theksoi se fokusi i qeverisë është që të ulë numrin e përfituesve të asistencës sociale, duke punësuar përfitues nga kjo kategori dhe gjithashtu të rrisë punësimin e të rinjëve dhe grave, qoftë përmes vetëpunësimit, ndërmarrësisë dhe masave aktive të tregut të punës.
Ministri Reçica kërkoi nga bashkëbiseduesit që të fillojnë negociatat për marrëveshjen për sigurimet sociale në mes të Kosovës dhe Austrisë. Me këtë rast, ministri, u zotua se do të përmbushë obligimet e dakorduara mes palëve.
Përfaqësuesit austriakë e njoftuan ministrin edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të shtetit të Kosovës dhe Austrisë dhe mundësitë e punësimit sezonal të qytetarëve të Kosovës, në fushën e agrokulturës dhe turizmit.
Palët në këtë takim u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e politikave sociale dhe ndihmën e shtetit austriak për ngritjen e mirëqenies dhe rritjen e punësimit në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Trump kërcënon me tarifa 200% për alkoolin evropian ndërsa lufta tregtare vazhdon të përshkallëzohet

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker