Zëvendësndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, tha në Beograd se vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian duhet ta dëshmojnë qartazi një gjë të tillë.
Duke folur në një forum mbi ekonominë në Serbi, ai komentoi politikën zyrtare serbe që angazhohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtjen e lidhjeve me Moskën, aleaten e Serbisë.
“Nuk mund të qëndroni ulur në dy karrige, posaçërisht nëse ato janë larg njëra tjetrës”, tha ai, duke nënvizuar se kjo nuk është normë në bashkësinë ndërkombëtare.
Ai tha se synim i Shteteve të Bashkuara është që Serbia të jetë e përparuar, e qëndrueshme, e sigurt dhe e integruar në Bashkimin Evropian, prandaj ajo duhet të punojë me nismat që e afrojnë më BE-në.
“U propozoj partnerëve tanë në Serbi që të pyesin Rusinë se çfarë bën ajo që ta ndihmojë në rrugën dejtë BE-së. Nuk besoj se dhënia e imunitetit diplomatik për personelin e qendrës (humanitare ruse) do të ndihmonte Serbinë që të përmbushë synimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha diplomati amerikan.
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore. Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.
Qendra ruse që u hap fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë. Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë. Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave.
Moska vazhdon të mbështesë pretendimet serbe mbi Kosovën dhe refuzon sikurse edhe Serbia të njohë pavarësinë e saj të shpallur në shkurt të vitit 2008. Ajo i dorëzoi javën që lamë pas gjashtë avionë ushtarakë MiG-29 Serbisë, ndërsa pritet që të dërgojë në Beograd edhe 30 tanke T-72 dhe 30 automjete të blinduara.
Megjithatë Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane. Hoyt Yee tha se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira që nga fillimi në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që drejtohen nga Bashkimi Evropian.
Javën e kaluar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, tha se gjenerali i pensionuar serb, Vladimir Lazareviq, i dënuar nga Gjykata e Hagës me 14 vjet heqje lirie për krime lufte në Kosovë mund të jap mësim në Akademinë Ushtarake në Serbi. Yee, tha se ideja që “dikush i cili është dënuar për krime lufte mund të jetë ligjërues në akademinë ushtarake, nuk është shenjë e mirë e orientimit të qeverisë që të dënohen krimet e luftës. E kanë vuajtur apo jo dënimin, ata janë përgjegjës”, u tha ai gazetarëve në Beograd.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që vendet e Ballkanit perëndimorë të jenë të qëndrueshme. “Ende ka rrezik nga konfliktet kudo ku ka probleme të pazgjidhura. Megjithatë, rrjedha e përgjithshme sa i përket paqes e qëndrueshmërisë është pozitive”. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Posta e Maqedonisë në krizë, kërkohet rritje stafi dhe rritje e pagave
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj