Gjykata Themelore e Mitrovicës, të hënën, i ka shpallur fajtorë dy zyrtarët e Komunës së Skenderaj, Halim Gecaj dhe Luzlim Kadriu, për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe atyre iu ka shqiptuar dënim me nga gjashtë muaj burgim.
Nga akuza janë liruar tre të pandehurit e tjerë, Hetem Sejdija, Valentina Jashari dhe Nuradin Hasani.
Në shpalljen e aktgjykimit, gjykatësi Beqri Halili, i njoftoi tashmë të dënuarit, Gecaj dhe Kadriu se dënimin me burgim mund ta zëvendësojnë me gjobë në vlerën e përcaktuar prej 1.800 euro.
Në lidhje me këtë, i akuzuari Halim Gecaj, u pajtua që dënimi me burgim t’i zëvendësohet me gjobë, të cilën duhet ta paguaj brenda tre muajsh.
Ndërsa, i akuzuari Lulzim Kadriu, nuk pranoi që dënimi me burgim t’i zëvendësohet me gjobë, me çka pritet të shkojë në vuajtje të dënimit, pasi tha se nuk ka para për ta paguar dënimin e shqiptuar.
Sipas gjykatësit Beqir Halili, të akuzuarit Hetem Sejdija, Valentina Jashari dhe Nuradin Hasani janë shpallur të pafajshëm, ngase sipas tij, nuk është konstatuar se ka pasur dashje gjatë kryerjes së detyrave në komisionin për hapjen e ofertave, në lidhje me dhënien e pronave komunale në shfrytëzim.
Në seancat e kaluara të akuzuarit Sejdijaj, Jashari e Hasani ishin deklaruar se bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal, e kanë pasur për detyrë vetëm hapjen e ofertave dhe jo vlerësimin e tyre.
Në seancën e 6 shtatorit të këtij viti, i akuzuari Halim Gecaj, ish-drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, kishte thënë se nuk e ka ditur që ligji e ndalon dhënien në shfrytëzim të pronave komunale pa një vendim të Kuvendit Komunal.
Njëjtë ishte deklaruar edhe i akuzuari tjetër në këtë rast, drejtori aktual për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në këtë komunë, Lulzim Kadriu, i cili ka thënë se në kohën kur këto lokale afariste janë dhënë në shfrytëzim, nuk e ka ditur se ka qenë në fuqi ligji 04/L-144, duke cekur se dhënien e lokaleve afariste në shfrytëzim e kishte bërë duke zbatuar Ligjin mbi Financat e Pushtetit Lokal, rregulloren e brendshme të Komunës nr.01/110-83 si dhe rregulloren për taksat, tarifat dhe gjobë.
Pesë të akuzuarit, në seancat e kaluara nuk kishin pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën i ka ngarkuar Prokuroria Themelore e Mitrovicës, duke u deklaruar të pafajshëm.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, se nga 17 nëntor 2010 e deri më 08 korrik 2013, i pandehuri Halim Gecaj akuzohet se në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Skenderajt ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që tjetrit t’i sjellë dobi pasurore. Këtë e kishte bërë në atë mënyrë që në kundërshtim me ligjet u kishte dhënë në shfrytëzim personave pronat e Komunës, pa miratimin e Kuvendit Komunal. I pandehuri në këtë mënyrë kishte dhënë në shfrytëzim plot 37 prona.
Kurse, Lulzim Kadriu, në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Skenderajt, akuzohej se nga 31 mars 2014 deri më 15 shkurt 2015, kishte dhënë me qira katër lokale pa miratimin e Kuvendit Komunal.
Në këtë rast për lidhje të kontratës mbi qiramarrje, ka qenë i akuzuar edhe Feriz Zeqiri, por ndaj tij ka pushuar procedura penale, pasi që i njëjti ka ndërruar jetë.
Kjo aktakuzë i ngarkon edhe Hetem Sejdiaj, Valentina Jashari dhe Nuradin Hasani, të tre këta anëtarë të komisionit për hapjen dhe vlerësimin e ofertave për dhënien e tokës në shfrytëzim dhe ndërtim për menaxhimin e tregut të gjelbër në Skenderaj. Sipas aktakuzës, anëtarët e komisionit e kanë kualifikuar për procedurë seleksionimi kompaninë NTSH “Doni Comerc”, edhe pse ky i fundit nuk i kishte plotësuar kriteret e kërkuara ligjore.
Vepra penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të KPRK-së dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje