LAJMI I FUNDIT:

Klinë, Sokol Bashota i PDK-së dhe Zenun Elezaj i AAK-së shkojnë në balotazh

Klinë, Sokol Bashota i PDK-së dhe Zenun Elezaj i AAK-së shkojnë në balotazh

Ka përfunduar votimi edhe në komunën e Klinës, ku në balotazh do të jenë Sokol Bashota nga Partia Demokratike e Kosovës si dhe Zenun Elezaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sokol Bashota nga PDK-ja ka 37.18 për qind të votave, ndërsa Zenun Elezaj nga AAK ka 25.69 për qind.


Komuna e Klinës ka pasur 62 vendvotime.