LAJMI I FUNDIT:

PDK fiton një komunë, në shtatë të tjera shkon në balotazh

PDK fiton një komunë, në shtatë të tjera shkon në balotazh

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor me afro 90 për qind të votave të numëruara, partia e Kadri Veselit ka fituar në raundin e parë të votimit vetëm një komunë, atë Drenasit ku kandidat për kryetar është Ramiz Lladrovci i cili ka marrë deri tani 59. 34 % të votave.

Në balotazh Partia Demokratike do të shkojë në 7 komuna: Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Vushtrri.


Në Prizren kandidati nga kjo parti Shaqir Totaj ka marrë rreth 29,66% dhe do të përballet me Mytaher Haskukën e VV-së me rreth 22,43%.

Rezultatet në të gjitha komunat e Kosovës
Lexo po ashtu Rezultatet në të gjitha komunat e Kosovës

Në Mitrovicë, beteja do të zhvillohet mes Valdete Idrizit të PDK-së që ka arritur deri tani të marrë 29,56% dhe Agim Bahtirit nga AKR-ja me 27,10%

Në Ferizaj Agim Aliu ka marrë rreth 39,18%  dhe do të përballet me Muharrem Sfarqën e LDK-së, i cili ka  marrë rreth 30 % të votave.

Në Shtime, PDK garon në raundin e dytë me Naim Ismajli  i cili ka marrë rreth 38,15% me kandidatin e pavarur Fatmir Rashitin, i cili ka 27,93% të votave.

Në Vushtrri përballja do të jetë në mes Ferit Idrizit nga PDK me 33,51% dhe Xhafer Tahirit nga LDK me 25,71%.

Gara në Klinë zhvillohet në mes Sokol Bashotës së PDK-së me 36,80% dhe Zenun Elezaj të AAK-së 26,16% të votave.

Në Malishevë Mursel Gashi i PDK-së deri tani ka marrë 27,26% të votave dhe do të përballet me Ragip Begajn nga Nisma i cili ka rreth 40,67%. /KP/

Rezultatet për të gjitha komunat mund t’i gjeni këtu:

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori