Jemi mësuar të shohim në filma aksion se si bandat kriminale dhe ato mafioze, përdorin pajisje të avancuar dhe vetura të shpejtë për të kryer “misionet” e tyre.
Por, edhe në jetën reale ata preferojnë ta bëjnë një gjë të tillë që të jenë të sigurtë që gjithçka do të shkojë sipas planit dhe të mos ketë ndonjë ndërhyrje të befasishme, transmeton Telegrafi.
Dhe duke marrë parasysh se përmes plaçkitjeve, vrasjeve me pagesë e gjërave tjera ilegale, ata fitojnë shuma të majme të hollave. E kur janë në pyetje veturat për të kryer “misione”, ata tregohen të kujdesshëm dhe zgjedhin më të mirat që janë në treg.
Kur themi më të mirat, nënkuptohet të shpejta, fuqishme, blinduara dhe të përshtatshme për të gjitha terrenet – qofshin ato malore.
Më poshtë ju sjellim pesë vetura që mafiat i përdorin për të kryer vrasje, vjedhje e gjëra tjera kriminale.
Në vendin e pestë renditet krenaria gjermane, Mercedes Benz W124 që tradicionalisht është dëshmuar si një veturë që i ka të gjitha, dhe ofron siguri gjatë ngasjes. Është e shpejtë, ka hapësirë të mjaftueshme për pesë persona si dhe bagazh të madh në të cilin mund të fshehin paratë e vjedhura, por edhe armët që i kanë përdorur në ndonjë vrasje.
Cadillac Escalade është renditur në vendin e katërt dhe njihet si një veturë shumë e madhe që ofron komoditet por edhe privatësi, për faktin se është më i lartë, duke i pamundësuar autoriteteve të rendit të identifikojnë keqbërësit.
Kur flitet për vetura të shpejta dhe të sigurta natyrisht se aty duhet patjetër të jetë edhe vetura tjetër gjermane Audi, që në mbarë botën njihet si një veturë mjaft luksoze. Kështu në vendin e tretë është pozicionuar modeli Audi A8 W12, që brenda pak sekondave mund të arrij një shpejtësi marramendëse.
Vendi i parafundit respektivisht i dyti i ka takuar edhe një modeli tjetër të Mercedes. Bëhet fjalë për Mercedes G55, një veturë mjaft e fuqishme dhe njëherit shumë e sigurt gjatë ngasjes. Ajo është e përshtatshme për të gjitha terrenet e në veçanti për ato malore. /Telegrafi/
Primati për të parin në këtë kategori i ka takuar gjigantit bavarez BMW M5 E60 që padyshim është një veturë me të gjitha të mirat. E shpejtë, e fuqishme, komode, hapësirë të mjaftueshme e teknologji të avancuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToyota marka më e vlefshme e veturave në botë
Presidenti francez udhëton me veturën e modifikuar DS 7 Crossback Elysee
Jeep dhe Peugeot tani kanë shefa të rinj
Industria automobilistike goditet nga tarifat e Trumpit - marka të njohura po përballen me rënie të mëdha aksionesh
Rekord i ri botëror, vetura më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë tejkalon 500 km/h
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze