LAJMI I FUNDIT:

Tottenham – Liverpool, formacionet zyrtare

Tottenham – Liverpool, formacionet zyrtare

Tottenham Hotspur dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për takimin e radhës në kampionatin anglez.

Liverpooli janë mysafirë të Tottenhamit në takimin e vlefshëm për javën e nëntë të Ligës Premier.


Skuadra e Mauricio Pochettinos vjen nga tri fitore radhazi dhe duan ta vazhdojnë këtë seri edhe ndaj Redsave.

Në anën tjetër, edhe skuadra e Jurgen Kloppit kërkon fitore pasi vijnë në këtë takim nga dy barazime.

Ky është derbi i javës në Ligën Premier dhe dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

TottenhamLloris; Alderweireld, Sanchez, Vertonghen, Trippier, Winks, Dele, Aurier; Eriksen, Son, Kane.

LiverpoolMignolet; Gomez, Matip, Lovren, Moreno; Henderson, Milner, Can; Salah, Coutinho, Firmino.

/Telegrafi/