LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarët që votuan sot në Zgjedhjet Lokale 2017 (Foto)

Këngëtarët që votuan sot në Zgjedhjet Lokale 2017 (Foto)

Sot (e diel) në Kosovë po mbahen Zgjedhjet Lokale 2017.

Qytetarë të shumtë kanë dalë drejt qendrave të votimit për të përzgjedhur të preferuarin e tyre, i cili do të qeverisë komunën në të cilën ata jetojnë.


Të gjitha lajmet nga Zgjedhjet Lokale 2017
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zgjedhjet Lokale 2017

Përjashtim nuk bëjnë as fytyrat publike, të cilat zgjojnë më shumë interes te publiku rreth bindjeve të tyre politike.

Sot në qendra të ndryshme të votimit u panë disa këngëtarë, të cilët nuk hezituan të ndajnë me fansat e tyre pamje nga momenti i votimit.

Telegrafi ju sjell në vazhdim disa prej tyre

Shkurte Gashi

Këngëtarja Shkurte Gashi kishte shprehur hapur mbështetjen e saj për kandidatin për kryetar komune në Obiliq, Xhafer Gashin nga radhët e AAK-së, të cilin e ka edhe kushëri të afërt. Sot, ajo u pa duke votuar në një nga qendrat e votimit në Prishtinë, teksa ishte veshur mjaft me stil në një ditë si kjo.

Gili dhe Ilir Berani

Ne votuam ! E ju ???…

A post shared by Contact Manager : +37744158103 (@gili.official) on Oct 22, 2017 at 4:26am PDT

Edhe çifti i njohur i skenës kryen sot obligimin e tyre si qytetarë. Ata publikuan një fotografi në rrjetin social Instagram ku shfaqeshin së bashku pas momentit të votimit, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë kanë shkruar: “Ne votuam ! E ju ?”.

Zanfina Ismaili

Këngëtarja e njohur Zanfina ismaili votoi sot gjithashtu. Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shkruante në mbishkrimin e saj “Pas votimit”. Ndryshe, Ismaili ka shprehur ditë më parë haptazi mbështetjen e saj për kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashin.

Mimoza Mustafa

E shoqëruar nga vajza e saj Rozafa, edhe bashkëshortja e producentit Shkumbin Kryeziu, këngëtarja Mimoza Mustafa, ka kryer obligimin e saj si qytetare në një nga qendrat e votimit në Prishtinë. E njëjta ka shprehur disa herë haptazi përmes rrjeteve sociale mbështetjen e saj për Lëvizjen Vetëvendosje.

Gold AG

Edhe reperi Gold AG ka votuar sot në Prishtinë. I njëjti nuk është prononcuar asnjëherë rreth bindjeve të tij të politike, megjithatë ka shprehur shpesh përkrahjen e tij ndaj familjes Haradinaj. Sot ai publikoi një fotografi në Instagram, ku u shfaq duke hedhur votën e tij në një nga kutitë e votimit, teksa në mbishkrimin e fotografisë kishte shkruar: “Përhajr na koft”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori