LAJMI I FUNDIT:

Messi koleksionon edhe një rekord, përfshihet në 500 gola në La Liga me Barcelonën në vetëm 391 ndeshje (Foto)

Messi koleksionon edhe një rekord, përfshihet në 500 gola në La Liga me Barcelonën në vetëm 391 ndeshje (Foto)

Ylli argjentinas, Lionel Messi vazhdon të mahnit me lojën e tij me koleksionimin e vazhdueshëm të rekordeve.

Sulmuesi i Barcelonës është pesë herë fitues i Topit të Artë, si çmimi më i madh individual në botë që i jepet një futbollist.


Simeone: Messi, më i miri i botës
Lexo po ashtu Simeone: Messi, më i miri i botës

Krahas saj, Messi ka fituar edhe shumë trofe ekipor me Barcelonën, si La Ligan, Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretërit, Kupën e Kupave Evropiane, Kupën e Kupave Botërore, Superkupën e Evropës dhe shumë të tjera.

Por, ylli argjentinas tani ka koleksionuar edhe një rekord tjetër individual, i cili është një arritje e madhe për një futbollist.

Messi nxori nga çorapet një pilulë dhe e futi në gojë, të gjithë po pyesin se çfarë është ajo (Foto/ Video)
Lexo po ashtu Messi nxori nga çorapet një pilulë dhe e futi në gojë, të gjithë po pyesin se çfarë është ajo (Foto/ Video)

Messi në ndeshje ndaj Malagas, edhe pse nuk arriti të gjej golin, e bëri një asistim tek goli i dytë i skuadrës, i shënuar nga Andres Iniesta.

Ky asistim bënë që Messi të bëhet lojtari i parë në La Ligas që arrin të përfshihet në 500 gola.

Argjentinasi këtë rekord e ka arritur për vetëm 391 ndeshje të luajtura me Barcelonën në kampionatin spanjoll.

Goli i 100-të i Messit në LK vjen nga gjuajta e lirë, shënon edhe Digne (Video)
Lexo po ashtu Goli i 100-të i Messit në LK vjen nga gjuajta e lirë, shënon edhe Digne (Video)

Nga to, Messi ka shënuar 360 gola dhe ka bërë 160 asistime. Shifra vërtetë të frikshme për një futbollist që ka vetëm 30 vjet.

Me këtë rekord, Messi ka treguar që më shumë i nevojitet ai futbollit, sesa futbollit atij. Thjesht magjik. /Telegrafi/  

360 gola, 140 asistime në 391 ndeshje me Barcelonën në La Liga

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
Veprim i shëmtuar nga tifozi i United ndaj Rashfordit - anglezi u ndal nga Antony para një skene shokuese

Veprim i shëmtuar nga tifozi i United ndaj Rashfordit - anglezi u ndal nga Antony para një skene shokuese

Premier League
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori