LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Me 100 zotime, drejt fitores së sigurt

Vetëvendosje: Me 100 zotime, drejt fitores së sigurt

Shtabi zgjedhor i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë mbajti sot konferencë për media për t’i informuar qytetarët lidhur me ecurinë e fushatës.

Drejtuesi i shtabit, njëherësh kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Ylli Hoxha, tha se plani i paraparë për këtë fushatë është realizuar në tërësi.

“Organizuam 4 tubime të mëdha në Prishtinë; 46 tubime të mesme nëpër lagje dhe fshatra; si dhe qindra tubime tjera të vogla nëpër shtëpi e lokale, duke kontaktuar kështu drejtpërdrejtë me mijëra banorë të Prishtinës. Organizuam mbi 30 aktivitete tematike ku i shtjelluam zotimet tona për mandatin e dytë, të dala nga programi ‘Prishtina, qytet në çdo lagje’. Zhvilluam fushatë vetëdijësuese për mënyrën e votimit, duke trokitur derë me derë në lagjet dhe fshatrat e Prishtinës”, tha Yll Hoxha.


Më tej, ai i siguroi të gjithë votuesit e Prishtinës se vullnetin e tyre të shprehur me votë do ta mbrojnë me çdo çmim.

“Organizata jonë, është organizate më e madhe dhe më e fortë në Prishtinë. Kemi angazhuar dhe trajnuar mbi 800 komisionerë dhe vëzhgues; 46 ekipe mobile logjistike; ekipe të raportimit dhe rezultateve; që do ta mbrojnë secilën votë, të secilit qytetar të Prishtinës”, u shpreh Hoxha.

Nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s Dardan Sejdiu tha se për këto 30 ditë fushatë, në secilën lagje e në secilin fshat, prezantuan programin e tyre me 100 zotimet.

“100 zotimet tona, të ndara në 10 fusha, janë gjithëpërfshirëse, të matshme e të realizueshme, me ndihmën e asambleistëve që do t’i kemi në Kuvendin Komunal. Nga këto tubime, e kemi parë se mandati jon i ardhshëm do të jetë mandat i plotë, me Shpend Ahmetin Kryetar Komunë, dhe me shumicë të VETËVENDOSJE!-s në Kuvend Komunal”, tha Sejdiu.

“Por, në Prishtinë në këto 30 ditë pamë edhe një fushatë tjerë: Pa program, me shpifje. Sulmet ishin të njëpasnjëshme, të koordinuara. Ishin pa asnjë bazë e asnjë fakt, ashtu siç ishin gjatë 4 viteve të kaluara në Kuvend Komunal. Si duket, vazhdojnë të punojnë bashkë. Por kjo veç ia qartësuan edhe njëherë qytetarëve të Prishtinës që VETËVENDOSJE! e ka programin, organizatën, kryetarin, ekipin, vullnetin, angazhimin dhe punën që për 4 vitet e ardhshme  ta bëj Prishtinën qytet për të gjithë, qytet në çdo lagje e në çdo fshat. Mungesa e programit qeverisës nga ana atyre, shpifjen e bën të njëjtën mundësi. E programi jonë qeverisës, është alternativa e vetme përballë shpifjeve të tyre të ulëta”, shtoi Sejdiu.

Ai tha se me punë intensive, nga fundi i vitit 2013, e shpëtuan Prishtinën nga krimi e korrupsioni, dhe kështu i hapën rrugë zhvillimit.

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Kalo në kategori