Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjegjësisht në Klinikën e Radiologjisë, është bërë funksionalizimi i Departamentit të Diagnostikës së Gjirit, përkatësisht, për herë të parë shërbimi i Rezonancës Magnetike të gjirit.
Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, tha se me funksionalizmin e kësaj aparature moderne më nuk do të ketë nevojë që shërbimet e tij të kërkohen jashtë vendit.
“Është një ditë shumë e rëndësishme për faktin që shërbimet të cilat kanë pasur të bëjnë me diagnostifikimin e gjirit nga sot me funksionalizimin e kësaj aparature moderne mund nuk do të ketë nevojë që të kërkohen jashtë vendit. Tani këto shërbime, i gjithë diagnostifikimi i kancerit të gjirit do të kryhet në Kosovë. Besoj që kjo është një vullnet i joni, i të gjithëve si politikë, ashtu dhe gjithë punëtorëve shëndetësor që ne të ofrojmë shërbime dhe të mos kërkojmë shërbime jashtë vendit për ato që mund të kryhen në Kosovë”, tha ministri.
Ndërsa, ushtruesi i drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se me funksionalizimin e këtij shërbimi përmbyllet një qark që të gjitha trajtimet të bëhen brenda institucioneve publike.
“Është një hap drejt asaj që të perfeksionohen të gjitha edhe diagnostifikimi, por edhe trajtimi dhe të përmbyllet një qark që të gjitha trajtimet të bëhen brenda institucioneve publike”, tha ai.
Kurse, Ardian Biqaku, bashkëpunëtor i Mamografisë mobile tha se nga sot në QKUK ofrohen të gjitha shërbimet sa i përket diagnostifikimit të kancerit të gjirit.
“Sot në Qendrën Klinike Universitare ofrohen të gjitha shërbimet sa i përket diagnostikës së gjirit. Arsyeja e ardhjes është ofrimi i rezonancës magnetike të gjirit që është për herë të parë në QKUK”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një person nga Negotina është ndaluar për arratisje nga burgu në Kumanovë
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Kërkimet për nënën dhe dy fëmijët, Forcat e Armatosura nisen drejt Shkodrës
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'