LAJMI I FUNDIT:

Scholes përkrah taktikën e Mourinhos me ‘parkim autobusi’

Scholes përkrah taktikën e Mourinhos me ‘parkim autobusi’

Sipas legjendës angleze, Paul Scholes, “parkimi i autobusit” nga Jose Mourinho është tani një kërkesë e domosdoshme për Manchester United për të marrë rezultate.

Legjenda e Djajve të Kuq pranon se klubi do të kishte luftuar për ta justifikuar atë qasje në ditët e tij në klub, por tani kohët kanë ndryshuar.


Nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit, një skuadër e Unitedit duhej të ishte pushtuese në gjithë fushën dhe të tregonin lojë sulmuese sa herë që ata dilnin në fushë.

Mourinho: Jam i sigurt, nuk pensionohem te Man Unitedi
Lexo po ashtu Mourinho: Jam i sigurt, nuk pensionohem te Man Unitedi

Një periudhë shumë e ndryshueshme në Old Trafford, megjithatë, e largoi klubin nga kjo filozofi dhe i la ata në një pozicion ku një mendim mbrojtës mund të jetë po aq produktiv.

Kështu mendon edhe legjenda Scholes, i cili kur u pyet pas barazimit pa gola 0-0 ndaj Liverpoolit nëse mbajtja e ngushtë është taktika e duhur për United, ai u përgjigj që tani po.

Ferguson zgjedh formacionin më të mirë me lojtarët që ka udhëhequr, mungon një yll i madh (Foto)
Lexo po ashtu Ferguson zgjedh formacionin më të mirë me lojtarët që ka udhëhequr, mungon një yll i madh (Foto)

“Unë mendoj se tani është taktika e duhur. Ndoshta dy, tre ose katër vjet më parë, ndoshta nuk ishte. Mendoj se tani është për shkak të pozitës në të cilën kanë qenë”, ka thënë fillimisht Scholes për BT Sport.

“Ata nuk kanë qenë në gjendje të fitojnë ligën. Nuk them se ata janë në pozitë për të fituar ligën tani, pasi është shumë herët, por për të shkuar në Anfield është shumë e vështirë”.

“Ju mund të fitoni ndeshjen, mos më keqkuptoni, mund të shënoni gola, por unë mendoj se kjo ishte një paraqitje tipike e Man Unitedit, ai mori çdo gjë të organizuar dhe u mbrojt shkëlqyeshëm dhe mori pikën që iu desh”, përfundoi legjenda e Djajve të Kuq. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Premier League
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera
Kalo në kategori