LAJMI I FUNDIT:

KSHZ në seancën e sotme do të vendosë për ankesat për zgjedhjet lokale

KSHZ në seancën e sotme do të vendosë për ankesat për zgjedhjet lokale

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme duhet t’i rishikojë dhe të vendosë për ankesat e dorëzuara në lidhje me procesin e votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.

Në afatin e paraparë me ligj në KSHZ u dorëzuan gjithsej 46 ankesa, ndërsa më shumë dorëzoi OBRM-PDUKM (43) dhe nga një Aleanca për Shqiptarët, E Majta dhe TMRO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KSHZ është e detyruar të vendosë për ankesat në afat prej 48 orëve, nga pranimi i tyre.


Më pas kundër vendimit të KSHZ-së, mund të dorëzohet ankesë në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Ndërsa më pas Gjykata Administrative është e detyruar të vendosë në afat prej 48 orëve nga pranimi i saj.

Ndryshe, rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor./Telegrafi/