Ferizajt dhe gjithë Kosovës duhet t’i kthehet optimizmi dhe dinjiteti. Kështu tha lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në tubimin e partisë së tij në Ferizaj.
Në këtë takim ku ishin të mbledhur edhe njerëzit e kulturës së këtij qyteti, u tha se kultura e cila nuk është aty ku duhet të jetë meriton përkrahje me të madhe. E Limaj në Ferizaj tha se ky është një qytet i kulturës, ekonomisë dhe mendjes së hapur. Ndërsa pohoi se Kosova i ka borxh njerëzve të kulturës, të cilët kanë mbajtur gjallë shpirtin e këtij populli.
“Ferizaj është qytet i kulturës, sportit dhe ekonomisë, prandaj nuk është rastësisht që kemi shumë artistë, njerëz të sportit dhe kulturës në Ferizaj, sepse qytetari i Ferizajt dallon nga pjesë tjera të Kosovës për faktin që ka vet iniciativë. Njerëzit në Ferizaj, karakteristikë e veçantë, e çmuar e tyre është se janë njerëz me vetë iniciativë, janë të guximshëm në ekonomitë e tyre, dhe jo rastësisht Ferizaj është kthyer në një qendër ekonomike të fuqishme të vendit tonë”, tha ai.
Limaj tha se Kosova ka nevojë për njerëz që ofrojnë projekte, ide dhe më shumë se çdo gjë, ka nevojë me kthyer optimizmin tek njerëz tanë.
“Ajo çka ne po mendojmë se duhet bërë dhe si program dhe projekt që kemi është kjo, kalimi nga faza e mbijetesës në kalimin e një zhvillimi të fuqishëm ekonomik në të gjithë sektorët e vendit tonë. Si bëhet, bëhet dhe në kuptimin e ndërrimit të percepcionit për shtetit. Kemi nevojë dhe marrëdhëniet sociale të ndryshojnë, kemi nevojë ta kthejmë optimizmin dhe të besojmë në shtetin tonë, shikoni djemë dhe vajza, nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa me besu në shtetin tonë. Ne mund të kemi telashe e mospajtime për drejtuesin në nivel lokal ose drejtuesin në nivel qendror, por asnjëherë nuk duhet ta heqim besimin nga shteti ynë. Nëse keni telashe me drejtuesin lokal zgjedhjet janë më 22 tetor dhe katër ditë, ndërroni drejtuesit lokal. Nëse keni me pas telashe me drejtuesit qendror ndërroni dhe ata, por besimin në shtet nuk duhet me humb sepse kemi përgjegjësi për gjeneratat që po vijnë…. Kthimi i optimizmit dhe dinjitetit të shtetit tonë, është gjëja më e rëndësishme, prandaj dhe disa hapa që kemi marrë dhe projeksionet që i kemi si projekte si me ecë, e kanë këtë qëllim. Kjo sterkeqjke që iu ka bërë shtetit për këto vite të fundit duhet të marrë fund”, tha ai.
Ndërsa kryetarja e forumit të gruas së Nismës, Valdete Bajrami tha se Nisma do të triumfojë në Ferizaj.
“Lista e Nismës për Kosovën është më e mira këtu çka mundet me ofru qytetarëve të Ferizajt…Nisma është më e mira nga të gjithë dhe nisma do të triumfojë dhe në Ferizaj ”, tha ajo.
Besnik Berisha, kandidat i Nismës për Kosovën për komunën e Ferizajt u zotua se me ardhjen në krye të kësaj komune, artistët do ta kenë vendin e merituar.
“Unë si kandidat për kryetar do të zotohem që artisti ose aktori të ketë vendim e merituar. Jo aktori në Ferizaj në teatër të punojë punë teknike, ai s’mundet me qenë i kënaqur kur dëshira dhe profesioni i tij është të aktroj, e jo të jetë punëtor teknik, këtë Nisma do ta rregulloj. Profesionalizimi do të jetë parim primar. Po ashtu edhe te shoqëritë e ndryshme, ne do të bëjmë subvencionimin, edhe te artistët individual, gjithashtu, po ashtu edhe te sporti dihet qysh është gjendja në Ferizaj, ku futbolli ka rënë në ligë më të ultë. Basketbolli është shuar krejt. Ndërsa hendbolli ka probleme me politikë, politika është e kyçur në kryesi të klubit”, tha ai.
Berisha në këtë takim prezantoi dhe ekipin e tij qeverisës, për katër vitet e ardhshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës
Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia
Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës