LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Shqipëria luan me Turqinë me 13 nëntor

Zyrtare: Shqipëria luan me Turqinë me 13 nëntor

Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon zyrtarisht kundërshtarin për miqësoren e nëntorit për ekipin kombëtar.

Kështu, skuadra përfaqësuese e futbollit do të luajë ndeshjen miqësore me ekipin kombëtar të Turqisë në Antalia, në datën 13 nëntor.


Duke ju përmbajtur edhe kërkesave të trajnerit Christian Panucci për të patur vetëm një ndeshje miqësore në këtë periudhë, u arrit edhe marrëveshja përkatëse.

Tashmë mes dy federatave është gjetur akordi përfundimtar dhe zyrtarisht FSHF konfirmon zhvillimin e miqësores me skuadrën përfaqësuesen të Turqisë.

Trajneri Christian Panucci do të grumbullojë ditë përpara skuadrën për përgatitjen e kësaj ndeshjeje miqësore, e cila do të jetë e vetmja për muajin nëntor.

Shqipëria kthehet të luajë përsëri pas disa vitesh një miqësore me kombëtaren e Turqisë. Ballafaqimet zyrtare me Turqinë i përkasin vitit 2005, në eleminatoret për Kampionatin Botëror.

Në ballafaqimet mes dy skuadrave, Shqipëria dhe Turqia janë ndeshur 9 herë së bashku, me bilancin 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, njofton Federata e Futbolit Shqiptar.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori