LAJMI I FUNDIT:

Shkodran Mustafi rikthehet kundër Tottenhamit

Shkodran Mustafi rikthehet kundër Tottenhamit
ST ALBANS, ENGLAND - NOVEMBER 22: Arsenal manager Arsene Wenger talks to Shkodran Mustafi during a training session at London Colney on November 22, 2016 in St Albans, England. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Shkodran Mustafi pritet të rikthehet shumë shpejt në fushat e blerta.

Mbrojtësi shqiptar nuk ka qenë i pranishëm në humbjen e Arsenalit kundër Watfordit me rezultat 2-1.


https://www.instagram.com/p/BZiu231DPu0/?hl=en&taken-by=shkodranmustafi

Por, trajneri i Gunners, Arsene Wenger ka konfirmuar se lojtar pritet të kthehet për derbin londinez ndaj Tottenham Hotspurs.

“Mustafi nuk do të jetë i gatshëm deri pas ndeshjeve të barazhit për botëror. Besoj se do të kthehet për duelin me Tottenhamin”, ka deklaruar Wenger.

Futbollisti ka pësuar një lëndim në kofshën e këmbës së djathtë në takimin e kombëtares gjermane kundër Azebajxhanit.

https://www.instagram.com/p/BZJmp1fhgyL/?hl=en&taken-by=shkodranmustafi

Ndryshe, 25-vjeçar këtë edicion ka regjistruar pesë paraqitje në të gjitha garat me Arsenalin.

Theksojmë se nesër (e enjte) Arsenali do të takohet me Crvenza Azvezdën në kuadër të Ligës së Evropës. /Telegrafi/