Turqia është regjistruar si vendi që ka prodhuar më së shumti vende të punës brenda pesë viteve në periudhën 2012-2016. Konkretisht, në këtë periudhë Turqia ka prodhuar punësime shtesë për dy milionë e 384 mijë persona.
Sipas të dhënave nga Enti Statistikor i Turqisë dhe Eurostati, Turqia në vitin 2012 kishte të punësuar 24 milionë e 821 mijë persona, ndërsa vazhdimisht e ka rritur këtë shifër.
Ndërkaq, me arritjen e numrit të të punësuarve në 27 milionë e 205 mijë persona në vitin 2016, Turqia brenda pesë viteve prodhoi dy milionë e 384 mijë vende pune shtesë.
Teksa Turqia radhitet mbi vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) për sa i përket prodhimit të vendeve të punës, ajo po ashtu ka prodhuar vende pune më shumë se 24 shtete të BE-së së bashku, pa përfshirë Gjermaninë, Britaninë, Poloninë dhe Spanjën.
Nga ana tjetër, Rumania, Greqia, Finlanda dhe Qiproja Greke kanë tërhequr vëmendjen si shtete me numër të zvogëluar të vendeve të punës gjatë periudhës në fjalë.
Punësimi në Turqi fitoi intensitet nën ndikimin e thirrjes së presidentit Recep Tayyip Erdoğan për “mobilizim në punësim” në fillim të këtij viti.
Sipas të dhënave në fund të muajit korrik të këtij viti, Turqia ka shtuar një milion e 122 mijë vende pune në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke arritur në 28 milionë e 758 mijë vende pune. Nëse shtohet edhe kjo shifër, atëherë rezulton që Turqia të ketë prodhuar gjithsej tre milionë e 937 mijë vende pune. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'