LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Prizreni ka hijeshi ta ketë një kryetar si Baxhakun

Mustafa: Prizreni ka hijeshi ta ketë një kryetar si Baxhakun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të martën gjatë tubimeve në Korishë dhe Skorrobishtë të Prizrenit, se këtij qyteti të kulturës i ka hije ta ketë një kryetar si Hatim Baxhaku, i cili është i dëshmuar për profesionalizëm dhe kujdes ndaj qytetarëve.

“Jam i sigurt se Prizreni ia ka qëlluar me kandidatin për kryetar, sepse bëhet fjalë për një njeri të shkëlqyeshëm, një mjek, humanist e të pakorruptuar, i cili Prizrenin do ta udhëheqë ashtu siç i ka hije një qyteti të traditës e kulturës. Jemi të sigurt se do ta fitojmë Prizrenin dhe një numër të madh të komunave, por ne synojmë që punën ta kryejmë me 22 tetor, pa balotazh”, ka thënë Mustafa.


Ai ka pohuar se nuk dëshirojmë të lavdërohemi, por oferta e LDK-së dhe kandidatët e saj janë më të mirët.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se ndryshmi në Prizren e ka emrin Hatim Baxhaku, i cili do të fitojë bindshëm zgjedhjet për kryetar të komunës.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, ka thënë se zgjedhjet e 22 tetorit janë shumë të rëndësishme, sepse duhet ta largojmë një keqqeverisje, e cila i ka shkaktuar shumë dëme Prizrenit, të bëmat e së cilës kërkojnë shumë kohë për t’i numëruar.

“Kjo është e natyrshme kur e marrim parasysh se ata më tepër janë endur nëpër gjykata dhe nuk kanë pasur kohë të punojnë“, tha Baxhaku.

“Qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës në përgjithësi, para vetes i kanë tri oferta. Një ofertë është ajo e cila për model e ka korrupsionin, krimin e organizuar dhe shantazhin ndaj bizneseve. Një ofertë tjetër është ajo që për të ardhur në pushtet, mjet kryesor e ka dhunën që e ka ushtruar gjithandej. Por, është edhe një ofertë tjetër, që është më serioze, angazhohet për të mirën e qytetarëve, për ligj e zhvillim ekonomik”, ka theksuar Baxhaku.

Ai tha se LDK dhe unë kemi një program të studiuar mirë, të mbështetur në buxhet dhe kornizë ligjore.

“Do të punojmë shumë që Prizrenit t’ia kthejmë epitetin e qytetit të kulturës, të tolerancës, do t’ia kthejmë dinjitetin që ia ka humbur qeverisja aktuale”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit.

Zhvillimi ekonomik, arsimi më cilësor, përkrahja më e madhe për bujqit, ajo për njerëzit me kushte të vështira, për nënat dhe të gjithë qytetarët ka qenë premtimi i Baxhakut.

“Do t’i përfundojmë disa projekte që kanë filluar në këtë regjion si dhe do të punojmë për të siguruar një shkollë të ciklit të ulët, do të punojmë që ju të mos vuani për ujë, siç vuan i tërë Prizreni, do të punojmë në përmirësimin e infrastrukturës dhe për të gjitha këto do të kemi bashkëpunim me qytetarët”, është shprehur Baxhaku në fund.

Kandidatit të LDK-së për kryetar të Prizrenit në tubimet në Korishë dhe Skorrobishtë i kanë dhënë përkrahje edhe deputetët Kujtim Shala, Vjosa Osmani, Driton Selmanaj dhe Arben Gashi.

Në trend

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori