Lëvizja Vetëvendosje sonte mbajti tubimin e tretë me radhë në lagjen Kodra e Trimave, ku qindra të pranishëm, mbështetës të Lëvizjes, kërkonin mandatin e dytë të qeverisjes së Vetëvendosjes në Prishtinë.
Siç njofton VV, folësit e këtij tubimi shumë herë u ndërprenë nga brohoritjet e masës, për VETËVENDOSJE!-n, për fitore!
Nënkryetari i Lëvizjes Dardan Sejdiu tha se sa herë po vijmë në Kodrën e Trimave, po bindemi në fitoren tonë pa balotazh, po bindemi në fitoren tonë për Kuvend Komunal.
“Është tubimi i tretë me radhë në këtë lagje, dhe secilin herë e më shumë po na forcohet bindja për fitore bindëse që me 22 tetor. Angazhimi i qytetarëve të Kodrës së Trimave për VETËVENDOSJE!-n, ka bërë që Lëvizja jonë të rritet në vazhdimësi, dhe fitorja jonë të jetë e pakontestueshme”, tha ndër të tjera Sejdiu.
Ai më tej numëroi zotimet e realizuara në mandatin e kaluar, duke shprehur bindjen se në mandatin e dyte, me shumicë në Kuvend do t’i realizojmë edhe 100 Zotimet tjera.
Persona të infiltruar brenda sallës hodhën sprej lotsjellës për ta prishur këtë tubim, por kjo nuk ndikoi fare në uljen e entuziazmit të qytetarëve të pranishëm në sallë.
Kur erdhi radha e Kryetarit Shpend Ahmeti, brohoritjet e vazhdueshme të banorëve të Kodrës së Trimave “VETËVENDOSJE! – VETËVENDOSJE!, “Fitore – Fitore”, ia pamundësuan atij fjalimin.
Kodra e Trimave kishte vendosur, për numrin 10, për VETËVENDOSJE!-n, për fitore pa balotazh, për fitore edhe në Kuvend Komunal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit