Policia italiane ka zbuluar një organizatë kriminale italo-shqiptare për trafikun e marihuanës, duke arrestuar 11 anëtarë të saj.
Organizata, sipas policisë italiane në muajt e fundit ka mundur të trafikojë drejt Italisë mbi 3500 kilogramë marihuanë dhe një ndër drejtuesit kryesorë të saj përmendet shqiptari, Mosi Habilaj dhe italiani Antonio Riela.
Policia italiane ka identifikuar drejtuesit kryesorë të organizatës, që janë italianët: Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca dhe shqiptarët: Moisi Habilaj, Maridian Sulaj, Fatmir Minaj.
Organziata kriminale ka realizuar edhe trafikun e një armatimi të rëndë të përbërë nga armë automatike kallashnikov. Ajo kishte vendosur sundimin në shpërndarjen e marihuanës në qytetin e Katanias dhe veçanërisht në provincat e Raguzës dhe Sirakuzës.
Sasia e drogës që kjo organizatë ka mundur të dërgojë nga Shqipëria në Itali e kalon vlerën e 20 milionë eurove.
Metodat speciale të hetimit me përgjime telefonike dhe ambientale kanë bërë që gjatë kohës së hetimit kësaj organizate t’i jenë arrestuar 20 korrierë dhe disa ngarkesa droge, si dhe mijëra euro kesh.
Nga hetimet ka rezultuar se nga anëtarët shqiptarë të kësaj organizate, fitimet kryesore i merrte Moisi Habilaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Maridian Sula dhe Fatmir Minaj.
Ndërkohë, për anëtarët italianë të organizatës, kryesor është cilësuar. Antonio Riela, i cili ka patur edhe precedentë të mëparshëm penalë me klane mafioze të trafikut të ilaçeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City