LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Digjitalizimi dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore 24 orë për qytetarët e Podujevës

Hyseni: Digjitalizimi dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore 24 orë për qytetarët e Podujevës
????????????????????????????????????
Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe sistemit shëndetësor në Podujevë, do të jenë angazhimi i vazhduar i qeverisjes sime, kështu tha kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Hajredin Hyseni, në një takim me punëtorët shëndetësorë.
Ai pastaj shkoqiti disa nga prioritet kryesore të programit për qeverisjen e ardhshme, duke thënë se shëndeti i qytetarëve tanë do të jetë njëri ndër fokuset kryesore të punës së tij.
“Do të punojmë fuqishëm për krijimin e kushteve për punë për personelin shëndetësor. Shërbimi i gjinekologjisë me obstetrikë do të funksionalizohet menjëherë dhe atë 24 orë. Do të bëjmë digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore. Shërbimet shëndetësore në QKMF do të jenë 24 orë dhe do të shqyrtohet  mundësia që edhe nëpër QMF  (qendra 2-qyteti, Kërpimeh, Lluzhan dhe Orllan) të bëhet shërbimi 24 orë. Po ashtu do të bëjmë rifunksionalizimin e qendrës- Podujeva”,tha Hyseni.
Hyseni në këtë takim garantoi se do të bëhet edhe funksionalizimi i spitalit të përgjithshëm në Podujevë, si dhe funksionalizimi i shërbimit të dializës, për të cilat kërkesa e qytetarëve është shumë e madhe.
Sipas tij, PDK do të sigurojë një shtrirje më të mirë të infrastrukturës së mjekësisë familjare në qendër dhe në fshatra, duke shfrytëzuar në mënyrë racionale buxhetin e tatimpaguesve, donatorët, organizatat qeveritare dhe joqeveritare.
“Në bashkëpunim me institucionet edukative/arsimore-shkencore, PDK do të zhvillojë plane për nevojat e aftësimeve profesionale në të ardhmen në sektorin primar shëndetësor, si dhe furnizimi i rregullt me barëra nga lista esenciale dhe me material harxhues, për të gjitha ambulancat dhe qendrat e mjekësisë familjare në Komunë”, përfundoi, Hyseni.

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Kalo në kategori