LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Kemi fituar edhe këtë herë!

Ahmeti: Kemi fituar edhe këtë herë!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i është drejtuar opinionit nga selia e kësaj partie duke thënë se kanë fituar në shumë komuna, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Me këtë rast dua t’i përshëndes të gjithë. Këto zgjedhje ishin zgjedhje me një garë të fortë e me konkurrentë të shumtë, dhe në këtë rast dua që të shpall fitoren e parë në zgjedhjen lokale, për mandatin e dytë, atë të Fatmir Deharit. Kërçova përsëri do të udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Dua të shpall fitoren në Komunën e Pllasnicës. Gjithashtu fitore për BDI-në është mbarëvajtja e zgjedhjeve pa probleme të theksuara dhe në nivel republike deri tani dukshëm udhëheq BDI-ja. Mendoj se ky do jetë mandati i 11-të për BDI-në. Në pjesën dërmuese të komunave udhëheq BDI-ja. Presim rezultatet që do t’i merrni vesh” tha Ahmeti, kryetari i BDI-së. /Telegrafi/