LAJMI I FUNDIT:

Portieri legjendar indonezian gjen vdekjen pas përplasjes me një bashkëlojtar dhe një kundërshtar (Foto/Video)  

Portieri legjendar indonezian gjen vdekjen pas përplasjes me një bashkëlojtar dhe një kundërshtar (Foto/Video)  

Futbolli indonezian është tronditur nga lajmi se portieri i klubit Persela Lamongan, Choirul Huda ka vdekur pas një përplasje me një kundërshtar në mes të lojës.

Portieri 38-vjeçar u rrëzua në fund të pjesës së parë në një takim me skuadrën Semen Pedang pas një përplasje me shokun e ekipit Ramon Rodrigues dhe sulmuesin e skuadrës Pedang, Marcel Sacramento.


Momenti i përplasjes fatkeqe!

Duke provuar ta zë hapësirën e portës së tij për të bllokuar topin, Huda humbi vetëdijen brenda zonës së tij të penalltisë.

Stafi mjekësor nxitoi në ndihmë dhe shpejt e shoqëroi atë nga fusha me një barelë dhe e dërgoi me shpejtësi në një spital lokal.

Momenti duke e dërguar në spital

Megjithatë, trajneri i Perselas, Aji Santoso, konfirmoi pas ndeshjes se Huda, fatkeqësisht kishte humbur jetën.

“Të gjithë lojtarët përfunduan ndeshjen dhe shkuan në spital, ku u njoftua se Choirul Huda kishte vdekur”, iu ka thënë Santoso gazetarëve.

“Humbja e Choirul Huda na ka goditur të gjithëve. Nuk kishim kohë për të parë ndonjë mjek, vetëm për të parë trupin e tij”, përfundoi trajneri i Perselas.

Më vonë, doktori Zaki Mubarok, nga Spitali i Përgjithshëm, njoftoi se Huda kishte vdekur si rezultat i traumës së kokës dhe qafës.

Kur bashkëlojtarët mbërritën, Huda veçse kishte ndërruar jetë!

“Ai vdiq, sepse përplasja në kokë dhe prapa qafës ishte e fortë”, deklaroi ai.

Huda është një figurë legjendare në Lamongan, pasi e ka kaluar gjithë karrierën e tij duke luajtur me Perselan. Ai bëri debutimin e tij në vitin 1999 dhe ishte titullar gjatë gjithë kohës së tij me klubin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

La Liga
Kalo në kategori