LAJMI I FUNDIT:

Pacolli premton ngrohje dhe energji elektrike me impiantin e mbeturinave

Pacolli premton ngrohje dhe energji elektrike me impiantin e mbeturinave

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli sot ka bërë publik programin për lagjen Kolovicë dhe Kodrën e Trimave, ku ka premtuar ndërtimin e një impianti për shfrytëzimin e mbeturinave, i cili do të shfrytëzohej jo vetëm për riciklim dhe mbrojte të ambientit por edhe për të përfituar energjinë elektrike, ujin e ngrohët dhe avullin.

Ai në një konferencë për media te Fusha e Pajtimit, ka thënë se në këtë pjesë kanë paraparë ndërtimin e Impianti , pasi dihet se kapacitetet e Termokosit nuk kanë mundësi për ngrohjen e këtyre lagjeve.


“Ne kemi paraparë ndërtimin e një impiantit të cilin do ta ndërtonim për shfrytëzimin e mbeturinave të cilat janë të shumta dhe prej atyre jo vetëm që do të bëhej riciklimi dhe mbrojtka e ambientit por ne do të përfitonim edhe energjinë e ujit të ngrohtë, energjinë elektrike dhe avullin. Prej kësaj avulli është një materie e cila kërkohet për serat e mundshme që janë në zonën mbrapa, fshati Llukar, Makovcë, ku është një hapësirë jo e mjaftueshme por e kultivojnë deri në një masë serat dhe bahçet dhe ne do të synonin përmes avullit të iu shërbejmë këtyre zonave dhe ujin të cilin do ta përfitojmë nga ky inpiant të cilin do ta shfrytëzonim për ngrohjen e këtyre dy zonave“, tha Pacolli.

Ai tha se programi i tyre nuk përfundon vetëm me këtë, pasi në këtë pjesë është paraparë edhe rregullimi i shtratit të lumit.

“Mbrapa nesh është edhe lumi i cili vije nga Grashtica dhe fshati Mramuri. Pretendojmë që të rregullohet shtrati i lumit deri në fund të fshatit Grashticë, atje veç ka filluar rregullimi i fshatit dhe duhet ta përfundojmë dhe ndriçimi dhe ofrimin e stazave të shëtitjes dhe të biçikletave për rreth lumit”, tha ai.

Sipas tij, ndërtimi i impiantit njëkohësisht do të ndikonte edhe në mbrojtjen e ambientit.

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Kalo në kategori