Kardiologu jep recetën: Kjo është bukë e vetme të cilën mund ta hani sado që të dëshironi
Dhe aspak nuk na çudit që kjo bukë nuk përmban fare drithëra.
Steven Gundry, nga Nebraska, autor i librit “Paradoksi i bimëve” e ka quajtur “pothuajse bukë”, dhe nuk përmban sojë, tharmë as gluten. Dhe pikërisht duket pothuajse sikur bukë!
Nga çfarë përbëhet pra, pyesni ju? Nga të bardhët e vezëve, mielli i bademit, vaji i kokosit, mielli i kokosit, mielli i patates së ëmbël, mielli i lajthisë, gjalpi i bademit dhe nga disa imtësi. Sipas recetës së tij, një copë e kësaj buke ka 90 kalori.
Natyrisht, dr. Gundry i ka iniciuar edhe prodhimin, andaj tërë recetën nuk dëshiron ta zbulojë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, duke pasur parasysh që edhe vetë ka thënë që inspirimi për bukën ka ardhur nga paleo-ushqimi, i cili është i pasur me receta për bukë nga përbërës të ngjashëm, edhe ju mund ta bëni ndonjë nga versionet tuaja të “pothuajse bukës” së shëndetshme.
Ne kemi zgjedhur tani për tani njërin ndër më të popullarizuarat në internet, ndërkaq ju mund të hulumtoni variacione në këtë temë.
Përbërësit e recetës:
▪ 2 filxhanë miell bademi,
▪ 1/3 gotës + 1 lugë kokrra liri të bluar,
▪ 1 lugë të vogël kokrrash të plota të lirit të zi,
▪ ½ lugë të vogla kripë,
▪ 1 lugë e vogël sodë buke,
▪ ½ filxhan qull misri,
▪ 6 lugë gjalpë,
▪ 4 vezë,
▪ 1 lugë e vogël uthull molle,
▪ ½ gote jogurt.
Përgatitja:
Në tepsi të madhe përzieni të gjithë përbërësit pluhur dhe lirin. Në tigan shkrini gjalpin dhe lëreni 5 minuta të ftohet.
Përzieni gjalpin e shkrirë me vezët, uthullën dhe jogurtin.
Me lugë gome butësisht përzieni përbërësit e njomë dhe të thatë derisa të bëhen si miell.
Kujdes të mos e teproni me përzierjen, sepse atëherë do të bëhet shumë e ngjeshur dhe e vajisur.
Qitni në enë për pjekje të cilën e kenë mbështjellë me letër për pjekje. Sipas dëshirës qitni edhe pak kokrra liri.
Piqeni në 175 gradë rreth 25 minuta (kontrollojeni me rrëmojcë për të qenë të sigurt a është e pjekur).
Lëreni bukën të ftohet në furrë, pastaj priteni në feta të holla dhe shërbejeni.
Për të ruajtur freskinë e kësaj buke, mbështilleni në peshqir letre dhe futeni në ese me mbyllës hermetik. /Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje