LAJMI I FUNDIT:

Halimi: Vuçiqi kontrollon Preshevën përmes këshilltarit serb dhe Arifit

Halimi: Vuçiqi kontrollon Preshevën përmes këshilltarit serb dhe Arifit

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, vuri nën kontroll Komunën e Preshevës përmes emërimit të një këshilltari serb, edhe pse nuk ka fituar në zgjedhje. Përmes tij, ka krijuar epërsi për partinë e Arifit, të cilin e emëroi në krye të Komunës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e kishte paralajmëruar përzgjedhjen e Shqiprim Arifit në krye të Organit të Përkohshëm.

Kështu ka thënë në emisionin “Imazh” në RTK, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Riza Halimi.


Ai ka thënë se Alternativa, e cila tashmë udhëheq me organin e përkohshëm të Preshevës, kishte vetëm 11 këshilltarë, derisa sipas tij, 1 këshilltarë e blenë përmes një posti.

Halimi ka thënë se në organin e përkohshëm, u emërua kryesues Arifi, derisa aty u fut edhe një anëtar i partisë së Arifit dhe edhe pse serbët nuk kishin fituar asnjë vend përfaqësimi në Kuvendin e Preshevës, një anëtar u emërua edhe nga partia SNS e cila udhëhiqet nga Vuçiqi.

Ai ka thënë se organi i përkohshëm në Preshevë është bërë me ndërhyrje direkte nga Beogradi.

Dhe për shkak të mos përfaqësimit korrekt në këtë organ partia e Halimit e ka bojkotuar atë.

Ai ka thënë se akuzat për korrupsion që i janë adresuar nga udhëheqësi aktual i organit të përkohshëm Shqiprim Arifi janë të pabaza, pasi vet Halimi ka deklaruar se tash e disa vite nuk punon në organe ekzekutive.

“Ne kemi qeverisë me PDSH një kohë të gjatë dhe nuk kemi pasur asnjë qasje në prokurim që lidhet me korrupsion”, ka thënë ndër të tjera Halimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori