LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Do ta thellojmë bashkëpunimin me Kinën

Ivanov: Do ta thellojmë bashkëpunimin me Kinën

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot realizoi takim me zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Vang Çao.

Siç informojnë nga kabineti i Ivanovit, bashkëbiseduesit kanë përshëndetur intenzitetin e dialogut politik dhe rritjen e dinamikës së takimeve në nivel të lartë, si dhe zhvillimin pozitiv të bashkëpunimin dy palësh mes dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Forcimi dhe përparimi i partneritetit të sinqertë me Kinën është angazhim i përhershëm i politikës sonë të jashtme”, ka thënë Ivanovi në takim, duke shprehur kënaqësi nga procesi i bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore.


Ivanovi në takim me zv.ministrin kinez, ka përshëndetur nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore për formimin e një qendre koordinative për bashkëpunim kulturor me seli në Maqedoni./Telegrafi/