LAJMI I FUNDIT:

Aktori i “Game of Thrones”, Jason Momoa: Aktrimi më jep mundësinë të përdhunoj femra të bukura (Foto)

Aktori i “Game of Thrones”, Jason Momoa: Aktrimi më jep mundësinë të përdhunoj femra të bukura (Foto)

“Më pëlqen puna që bëj se më jep mundësinë që të bëj shumë gjëra; t’i shkul gurmazin ndonjë rivali dhe të përdhunoj femra të bukura”.

Është kjo një deklaratë që aktori Jason Momoa, i njohur për rolin e tij në “Game of Thrones”, kishte bërë në vitin 2011, atëherë kur edhe kishin filluar xhirimet e këtij seriali.


Jason Momoa

Kjo video është përhapur me shpejtësi të madhe në internet, ndërsa është komentuar shumë së fundmi lidhur edhe me “krizën” që mbizotëron në Hollywood pas raportimeve të fundit për ngacmime seksuale.

Regjisori Harvey Weinstein i akuzuar per ngacmime seksuale nga shume aktore

Por, lidhur me deklaratën e tij të thënë vite më parë, 38 vjeçari ka publikuar një shkrim në rrjetet sociale, përmes së cilit ka kërkuar ndjesë:

Të famshmit të cilët nuk bëjnë kujdes në ruatjen e aparencës së të qenit yll (Foto)
Lexo po ashtu Të famshmit të cilët nuk bëjnë kujdes në ruatjen e aparencës së të qenit yll (Foto)

“U zgjova me reagimet e justifikuara të shumë njerëzve në lidhje me një shaka të shëmtuar që e kam bërë vite më parë dhe për të cilën më vjen keq. Komentet e bëra nga unë ishin të pavend dhe jam shumë i zhgënjyer me veten. E di që ndjesa nuk i fshin fjalët e rënda që kam thënë. Përdhunimi dhe ngacmimi seksual mund të prekë këdo dhe e kam vuajtur vetë tek njerëz të afërm të mi. Sinqerisht komentet e mia janë të shëmtuara, të papranueshme dhe kërkoj ndjesë për fjalët e rënda që kam thënë”(sic.), shkruan aktori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori