Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar dy raporte nga monitorimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura me 11 qershor të këtij viti.
Raporti i parë ka të bëjë me monitorimin e fushatës zgjedhore dhe mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjeve, ndërsa, raporti i dytë ka të bëjë për monitorimin e mediave gjatë fushatës.
Albert Krasniqi nga KDI-ja, tha se nga raportet del se ka pasur përparime në këto zgjedhje, por ende ka sfida të shumta.
“Disa prej aspekteve pozitive të cilat kanë qenë në këto zgjedhje, ka qenë një koordinim i mirë i institucioneve që merren me aspektet e organizimit të zgjedhjeve dhe drejtësisë zgjedhore. Si koordinimi mes KQZ-së, Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit. Po ashtu efikasitetin e PZAP-së në adresimin e ankesave për shkeljet e rregullave të fushatës zgjedhore. Po ashtu fushata zgjedhore përgjithësisht ka qenë e përmbajtur edhe nga gjuha e urrejtjes që nuk janë shkaktuar në masë që do të mund ta dëmtonin procesin zgjedhor. Po ashtu, edhe pranimi i rezultatit nga subjektet politike është një tregues i nivelit të lartë të besimit të procesit zgjedhor”, tha Krasniqi.
Ai tha se ka ende sfida të shumta.
“Ndër kryesoret mbeten fletëvotimet e pavlefshme, fillimi me vonesë i fushatës për informim dhe vetëdijesim të votuesve nga ana e KQZ-së, trajnimet jo cilësore për komisionarët, problemet teknike për regjistrimin e votuesve nga jashtë, problemet me listën e votuesve ku shumë persona që kanë ndërruar jetë janë gjendur në lista të votuesve, pastaj ka pasur frikësim dhe presion të votuesve të komunitetit serbe, përdorim i resurseve publike për qëllime të fushatës zgjedhore, prani e fëmijëve në fushatë dhe numri i ulët i grave në trupat e menaxhimit të votave. Siç shihet sfidat janë me shumë se aspektet pozitive”, theksoi Krasniqi.
Edhe në zgjedhjet e 11 qershorit, Krasniqi tha se shfrytëzimi i resurseve publike ishte evident. Sipas raportit të KDI-së, në total janë evidentuar 57 vetura zyrtare që janë përdorur gjatë fushatës dhe 49 shërbyes civil që janë parë në aktivitetet e partive politike, në vend se të ishin në vendin e punës.
Krasniqi ka përsëritur nevojën e madhe që ka Kosova për reformën zgjedhore, porse sipas Krasniqit, është mungesa e vullnetit nga liderët e partive politike ajo që po e pengon reformën. Ai theksoi se reforma nuk duhet të jetë iniciativë vetëm e një partie por e gjithë spektrit politik.
Ndërsa, Gersi Gashi nga Lëvizja Fol që ka qenë pjesë e Demokracia në Veprim ka paraqitur raportin e monitorimit të mediave.
Ai tha se pjesë e monitorimit kanë qenë pesë televizionet, RTK, KTV, RTV21, Klan Kosova dhe RTK2. Ndërsa, pjesë e monitorimit ishin të gjitha gazetat e shkruara dhe disa që dalin edhe elektronike, duke përfshirë edhe ato serbe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Diell dhe vranësira të pakta – tempraturat mbi 20 gradë Celsius
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'