LAJMI I FUNDIT:

KSHZ fillon me shpërndarjen e materialit zgjedhor

KSHZ fillon me shpërndarjen e materialit zgjedhor

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot ka filluar me distribuimin dhe pranim-dorëzimin e materialit të besueshëm zgjedhor në Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ), për zgjedhjet lokale të planifikuara për ditën e diel (15 tetor).

Sipas afateve zgjedhore, KSHZ materialin zgjedhore e jek tek KKZ më së voni 72 orë para mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa KKZ janë të detyruar që një ditë para zgjedhjeve materialin ta dorëzojë tek bordet zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni do të mbahen në 3480 vende zgjedhore në 80 komuna dhe në Bashkinë e Shkupit. Fushata për rrethin e parë do të përfundojë nesër në orën 24.


Rrethi i dytë i zgjedhjeve është paraparë dy javë më vonë, më 29 tetor, ndërsa fushata për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në mesnatë./Telegrafi/