LAJMI I FUNDIT:

Selim Pacolli: Me fabrika të reja do të hapen vende të reja të punës

Selim Pacolli: Me fabrika të reja do të hapen vende të reja të punës

Gjatë vizitës në fabrikën M-Technologie, kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, deklaroi se si kryetar i ardhshëm do tu ofrojë mbështetje fabrikave si dhe punëdhënësve.

Në cilësinë e kryetarit të Prishtinës z.Pacolli premtoi se do të ndërtohen fabrika të shumta që do tu hapin vende të lira të punës qytetarëve të Prishtinës. Për më tepër Pacolli shtoi se në forma të ndryshme do të gjenden subvencione që do të mbështeten fabrikat në Prishtinë.


“Ne duhet të ofrojmë produkte për tregun evropian, fabrika M-Technologie është një shembull i mirë  dhe sigurisht që do ta kenë mbështetjen tonë”, tha Pacolli.