LAJMI I FUNDIT:

Publikoi në Twitter selfie me gruan e tij para timonit, sauditët e kritikojnë ashpër (Foto)

Publikoi në Twitter selfie me gruan e tij para timonit, sauditët e kritikojnë ashpër (Foto)

Vetëm disa ditë pasi që Arabia Saudite njoftoi se më në fund femrat do t’ju lejohet të vozitin vetura, një grua pranë timonit ka shkaktuar reagime të ashpra në këtë vend.

Faisal BaDughaish, analist në një kompani të naftës, ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një selfie me gruan e tij pranë timonit, foto kjo që ka nervozuar shumë bashkëqytetarët e  tij, transmeton Telegrafi.

Ai e ka komentuar fotografinë me fjalët: “Derisa po presim që ligji të hyj në fuqi, kam filluar ta mësoj gruan të vozit, në mënyrë të sigurt dhe legale, në një parking privat”.


https://twitter.com/badughaish/status/914160356343386112

​Reagimet në profilin e tij kanë qenë shumë negative, madje disa kanë kritikuar ashpër për faktin se ka publikuar fotografinë ku shihet gruaja me fytyrë të zbuluar.

“A ndihesh i turpëruar që ke publikuar fotografinë me fytyrën e saj të pambuluar. Duhet të të vijë turp”, ishte një nga komentet e shumtë negativ. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori