Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, është i bindur se pas 22 tetorit, ai do të jetë kryetar i Drenasit.
Xhemajlaj në një intervistë për KosovaPress, thotë se ka vendosur të kandidojë, duke parë gjendjen e rëndë në këtë komunë.
“Unë mendoj se pas 23 tetorit do të jem kryetari i komunës së Drenasit. Arsyeja pse kam vendosur të kandidoj për kryetar të komunës ka qenë ngulfatja e zhvillimit ekonomik të Drenasit. Përqendrimi i komplet ekonomisë, gjegjësisht futja e duarve të disa klaneve nëpër ekonominë e Drenasit. Kaosi që është në arsim, në shëndetësi. Mungesa e infrastrukturës, veçanërisht e gjërave elementare, siç është uji i pijes, kanalizimi. Të gjitha këto kanë krijuar vështirësi, jo vetëm për fëmijët e mi, por për të gjithë atyre që jetojnë në Drenas, dhe detyrimisht kam vendos që të bëjmë ndryshimin në Drenas dhe se idetë kryesore, për zhvillimin e Drenasit të vijnë nga qytetarët, nga banorët dhe jo të merren vendime shpesh herë në dëm të qytetarëve. Këto janë disa nga arsyet”, tha ai.
Thotë se është i vetëdijshëm për sfidat që e presin, por dëshiron që Drenasit t’i jap formën e një qyteti në zhvillim.
Ai thotë se kryetari aktual dhe as ata paraprak nuk e kanë pasur qasjen e duhur për zgjidhjen e problemeve të banorëve të Drenasit, por shtoi se komoditetin e krijuar të kryetarëve të deritanishëm të kësaj komune, nuk ua ka prishur vetëm ai, por dhe qytetarët e kësaj komune, të cilët tashmë janë vetëdijesuar dhe nuk e duan më partinë, e cila nuk ka bërë asgjë për ta përgjatë këtyre viteve.
Xhemajlaj thotë se me ardhjen e tij në krye të kësaj komune, do të ndryshojë gjendja dhe se do të sjell investime në komunën që ai do ta udhëheq, pasi që kryetari i deritanishëm e ka bërë të kundërtën dhe se nuk ka sjellë asnjë investim në Drenas.
“Shqetësimet janë të mëdha, e para ne nuk kemi asnjë investitor nga jashtë, sepse nuk u kanë ofruar kushtet, përkundrazi janë penguar. Si rezultat i pengesave që janë krijuar në Drenas kanë ikur dhe kanë shkuar në komunat tjera. Nevojat unë ia kam potencuar mbi 70 për qind e Drenasit janë pa ujësjellës dhe mbi 60 për qind e Drenasit është pa kanalizim. Të jetosh në shekullin XXI, ta quash siç vinin me do parulla Drenasi evropian, në një qytezë ku 70 për qind e ke pa kanalizim e 60 për qind pa ujësjellës, mendoj që kjo nuk do koment. Fare nuk janë përkrahur biznese, përkundrazi, kryetari aktual ka ngulfatur bizneset, ka qit taksa të cilat nuk janë as përafërsisht si në Prishtinë”, tha ai.
Xhemajlaj po ashtu premton se brenda 4 viteve të mandatit të tij, nuk do të ketë asnjë fshat që nuk do të ketë ujësjellës dhe asnjë fshat nuk do të mbetet pa kanalizim. Ai thotë se banorët e Drenasit më 22 tetor do ta votojnë Nismën për Kosovën.
Sipas tij, këta banorët janë të zhngënjyer me PDK-në, së cilës i kanë besuar qe 17 vjet.
“Banorët e Drenasit nuk i kanë borxh askujt, e meqenëse nuk i kanë borxh askujt, e kanë besu PDK-së për 17 vjet rresht, dhe tani janë aq shumë të zhgënjyer saqë do ta votojnë Nismën për Kosovën dhe kandidatin e tyre. Nuk do të jetë fare vështirë, sepse banorët kanë vendosur kështu” tha Xhemajlaj.
Isa Xhemajlaj ka qenë kundërkandidat i Ramiz Lladrovcit në zgjedhjet e jashtëzakonshme që janë mbajtur vitin e kaluar në këtë komunë.
Xhemjaljaj ka humbur në raundin e dytë përballë Lladrovci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze