LAJMI I FUNDIT:

Franca rimerr kreun e grupit (Video)

Franca rimerr kreun e grupit (Video)

Kombëtarja e Francës ka regjistruar fitore prej 1-0 në stadiumin Vasil Levski në Sofje kundër Bullgarisë.

Skuadra mysafire krijoi epërsi të hershme. Blaise Matuidi pranoi një top nga Antoine Griezmann dhe realizoi nga një pozitë e vështirë.

Blaise Matuidi realizoi nga një kënd i vështirë (Twitter/France)

Në vazhdim, Griezmann pati një rast për Les Bleus, ndërsa vendasit rrezikuan përmes Todor Nedelev dhe Georgi Kostadinov. Skuadrat shkuan në pushim me avantazhin e vizitorëve.

Dy pritje të mira nga Hugo Lloris (Twitter/France)

Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që francezët iu gëzuan fitores falë golit në pjesën e parë.

Bullgarët zhvillonin lojë me pasime në përpjekje që ta mbanin topin dhe të krijonin raste, ndërsa të zgjedhurit e Didier Deschamps e prisnin rastin për të ndëshkuar.

https://www.youtube.com/watch?v=3Z5meASL5YA

Kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar, Franca është në krye të Grupit A me një pikë më shumë se Suedia dhe duhet ta ruajë këtë pozitë për të siguruar kualifikimin e drejtpërdrejtë në Kampionatin Botëror.

Në xhiron e fundit, Trekolorët luajnë kundër Bjellorusisë, ndërsa suedezët sfidohen nga Holanda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zvicra largon katër futbollistë nga lista e gjerë, në mesin e tyre edhe dy shqiptarët

Zvicra largon katër futbollistë nga lista e gjerë, në mesin e tyre edhe dy shqiptarët

Ndërkombëtare

"Pas asaj telefonate fillova të qaja së bashku me gruan" - Robin Gosens me një deklaratë emocionuese

Ndërkombëtare
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bundesliga
Foda me disa ndryshime, formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Norvegjisë

Foda me disa ndryshime, formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Norvegjisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Premier League
Befasia e afatit kalimtar veror, Julian Alvarez mund të transferohet tek gjiganti i La Ligas

Befasia e afatit kalimtar veror, Julian Alvarez mund të transferohet tek gjiganti i La Ligas

La Liga
Kalo në kategori